Rasti “Albkings”/ Dënohet me 1 vit e 9 muaj burg një nga menaxherët e grupit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur aktgjykimin në lidhje me rastin e njohur si “AlbKings” dhe ka dënuar Florent Poroshticën, një nga menaxhuesit e këtij grupi, me 21 muaj burgim dhe një gjobë prej 5,000 euro.

Sipas njoftimit të gjykatës, Poroshtica u shpall fajtor për vjedhjen e identitetit dhe kredencialeve, si dhe për shantazh. Dënimi i tij do të ekzekutohet brenda 15 ditëve nga kur aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm. Gjithashtu, koha që ai ka kaluar nën paraburgim dhe nën masën e arrestit shtëpiak do të llogaritet në dënimin e tij.

Gjykata gjithashtu ka urdhëruar konfiskimin e telefonit “Techno Park” dhe kthimin e një telefoni “Samsung” të dëmtuar. Në përshkrimin e aktgjykimit, gjykata thekson se Poroshtica, duke përdorur telefonin e tij personal, ka shpërndarë dhe lejuar shpërndarjen e fotografive dhe videove të ndjeshme të viktimave, kryesisht gra, si dhe të dhënave personale të tyre, pa lejen e tyre. Ai ka kërkuar gjithashtu para për të fshirë këto postime dhe për të ndihmuar në fshehjen e tyre.

Në periudhën mes shkurtit dhe majit 2024, Poroshtica ka kërkuar para nga viktimat dhe familjet e tyre, për të ndaluar shpërndarjen e materialeve denigruese. Pagesat janë bërë në formë kripto valutash, të cilat ai i ka konvertuar në para fizike.

Përveç dënimit me burgim dhe gjobë, ai është urdhëruar të paguajë 100 euro për paushallin gjyqësor dhe 20 euro për fondin e viktimave të krimit. Palët e pakënaqura mund të apelojnë vendimin në Gjykatën e Apelit të Kosovës./k.k

Të fundit

“Do e marrësh më qafë siç more Lulin”/Lapaj reagon për video-satirën e publikuar nga Rama

Kreu i Nismës “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka reaguar në lidhje me një video satirë të shpërndarë mëngjesin e...

Begaj takim me sekretarin e Ligës Botërore Myslimane: E inkurajoj për bashkëjetesën

Në festën e Fitër Bajramit, presidenti Bajram Begaj priti në zyrën e tij Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Botërore Myslimane, Mohammad bin Abdul Karim...

Irani i përgjigjet negativisht letrës së Trump,refuzon negociatat për programin bërthamor

Sipas presidentit iranian, përgjigja e Iranit është përcjellë përmes Sulltanatit të Omanit dhe lë të hapur mundësinë e bisedimeve indirekte me Uashingtonin. Irani ka refuzuar...

Pas Kretës, Rama sot pasdite në Athinë! Gati salla ku do mbahet takimi

Pas takimit që pati një ditë më parë me shqiptarët që jetojnë Kretë, kryesocialisti Edi Rama ka njoftuar se dot do të ketë një...

A ndikojnë ëndrrat në cilësinë e gjumit? Ja çfarë tregojnë hulumtimet

Gjatë gjumit, trupi i njeriut kalon nëpër disa faza: gjumë i lehtë, gjumë i thellë dhe gjumë me lëvizje të shpejtë të syve (REM)....

Lajme të tjera

Web TV