Sali Berisha del edhe njëherë blof pasi propaganda e tij se SHBA braktisi reformën në drejtësi, u rrëzua me rikthimin e ekspertëve amerikanë në SPAK.
TIRANË– Sali Berisha del edhe njëherë blof pasi propaganda e tij se SHBA braktisi reformën në drejtësi, u rrëzua me rikthimin e ekspertëve amerikanë në SPAK. Edhe pse iu rrëzua propaganda, kreu i PD, Sali Berisha vijon të thotë se nuk do të pranojë drejtësi politike, por do ta reformojë atë me Komisionin e Venecias. Komentet i bëri gjatë një takimi me shoqatat e biznesit.
“Çfarë reforme? Reformë që u mohon shqiptarëve të drejtën e procesit ligjor. Po dënohen zyrtarë, për zyrtarë mbani një statistikë ju lutem, Kina komuniste dënon më shumë se çdo vend tjetër, por dënon edhe politikisht, ndaj edhe quhet diktaturë komuniste.
E sjell këtë shembull sepse shqiptarët kanë nevojë urgjente për një rireformim të këtij sistemi me Komisionin e Venecias. Sepse ky ortek po bëhet gjithnjë e më i madh. Dosjet po bëhen gjithnjë e më të mëdha, biznesmenët, qytetarët nuk marrin të drejtat e tyre.
Ju jap shembullin e Kinës, Kina është më e ashpra për dënimet për korrupsion, por Kina jep edhe dënime politike. E vërteta është se ka një klimë biznesi të pakrahasueshme sepse nuk pret kush 10 vite. Sepse një biznesmen falimenton për 10 vite.
Pra është një çështje që ju duhet të ngrini zërin tuaj. Sigurisht ne e ngremë zërin tonë sepse nuk mund të pranojmë një drejtësi politike, por ju si biznes, qytetarët duhet të ngrenë çështjen se atyre u mungon procesi ligjor që është një e drejtë themelore e tyre. Prandaj këtu duhet një partneritet i përbashkët, t’i themi gjërat siç janë”, tha Berisha./k.k