Berisha dhe PD-ja fituan zgjedhjet e 3 korrikut 2005, por tetë vitet e qeverisjes së tij lanë gjurmë të thella në rekordet e korrupsionit në nivelet më të larta të qeverisjes. Skandalet prekën edhe familjen e kryeministrit, duke kulmuar me tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona.
“Nuk jam dhe nuk kam qenë kurrë as korbi grabitqar, as zogu vetmitar që do të fluturojë lart mbi ju… Jo, jo… unë jam Sali Berisha.”
Kjo shprehje e famshme e Berishës, e mbajtur mend nga fjalimi i tij në Kuvendin Kombëtar të PD-së në prill 2005, pak muaj para zgjedhjeve parlamentare. Në atë kuvend dhe në shumë dalje publike, Berisha bëri një sërë premtimesh, ndër të cilat spikaste ai për duar të pastra dhe tolerancë zero ndaj korrupsionit.
Berisha dhe PD-ja fituan zgjedhjet e 3 korrikut 2005, por tetë vitet e qeverisjes së tij lanë gjurmë të thella në rekordet e korrupsionit në nivelet më të larta të qeverisjes. Skandalet prekën edhe familjen e kryeministrit, duke kulmuar me tragjedinë e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona. E megjithatë, sot, pas plot 20 vitesh, Berisha synon sërish rikthimin në krye të qeverisë me të njëjtat premtime.
Sot, ai duket më shumë një “zog vetmitar”, pasi gjatë 12 viteve në opozitë, shumica e drejtuesve të PD-së, pavarësisht moshës më të re, janë larguar. Madje, kanë ikur edhe disa breza figurash të reja politike që u përfshinë në PD gjatë këtyre dy dekadave. Megjithatë, Berisha vazhdon të qëndrojë në krye të partisë, i rrethuar nga një grusht besnikësh dhe figura tashmë të konsumuara.
20 vite më pas, ai vazhdon të thotë me pompozitet: “Unë jam Sali Berisha.” Kjo frazë mbetet ende pjesë e fjalimeve dhe premtimeve të tij politike, ndërsa tema sjell në vëmendje momente kyçe nga fjalimet e Berishës dy dekada më parë./Tema/k.k