BE u bën thirrje familjeve të krijojnë rezerva ushqimore për 72 orë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni publikoi një plan me 30 hapa për t’u përballur me kërcënimet e shtuara, përfshirë agresionin rus.

Bashkimi Europian ka propozuar që familjet të krijojnë rezerva të domosdoshme për të mbijetuar të paktën 72 orë në rast krize, pasi lufta e Rusisë në Ukrainë dhe peizazhi gjeopolitik gjithnjë e më i pasigurt e kanë shtyrë bllokun të ndërmarrë hapa të rinj për të rritur sigurinë e tij.

Konflikti i vazhdueshëm në Ukrainë, pandemia e Covid-19 që nxori në pah mungesën e aftësisë për t’iu përgjigjur krizave dhe qëndrimi armiqësor i administratës Trump ndaj Evropës e kanë detyruar kontinentin të rishqyrtojë dobësitë e tij dhe të rrisë shpenzimet për mbrojtjen dhe sigurinë.

Nisma e re vjen në një kohë kur agjencitë evropiane të inteligjencës paralajmërojnë se Rusia mund të sulmojë një shtet anëtar të BE-së brenda tre deri në pesë vjetëve të ardhshëm. Këtyre rreziqeve u shtohen edhe kërcënime natyrore si përmbytjet dhe zjarret, të përkeqësuara nga ndryshimet klimatike, si dhe rreziqe shoqërore si krizat financiare.

Evropa po përballet me kërcënime të shtuara, “përfshirë mundësinë e një agresioni të armatosur kundër shteteve anëtare”, paralajmëroi të mërkurën Komisioni Evropian, teksa publikoi një plan me 30 hapa për 27 kryeqytetet e BE-së për të rritur gatishmërinë dhe masat e zbutjes së krizave.

“Realitetet e reja kërkojnë një nivel të ri gatishmërie në Evropë,” tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. “Qytetarët tanë, shtetet tona anëtare dhe bizneset tona kanë nevojë për mjetet e duhura për të vepruar, si për të parandaluar krizat, ashtu edhe për të reaguar me shpejtësi kur ndodh një fatkeqësi.”

Nisma e Brukselit, e cila përfshin si hapa konkretë që duhen ndërmarrë nga ekzekutivi i BE-së, ashtu edhe sugjerime jolegjislative për kryeqytetet kombëtare, është frymëzuar nga politikat e vjetra të reagimit ndaj krizave në vende si Finlanda, Suedia dhe Belgjika.

Lexo edhe :  Mbi 80,000 të evakuuar dhe 30 viktima/ Përmbytjet shkaktojnë katastrofë në Pekin (VIDEO)

Ajo është pjesërisht e krijuar si një thirrje zgjimi për disa kryeqytete që nuk kanë aftësi të mjaftueshme për t’iu përgjigjur krizave/   S,M

Të fundit

Qeveria italiane shtyn BE-në për emigrantët, por mbetet dilema e “vendeve të sigurta”

Përshtatur në shqip, artikull i La Repubblica Komisioni Europian mbështet presionin e Italisë dhe është i gatshëm të përshpejtojë zbatimin...

Itali, dhjetë të vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor

Numri i të vdekurve nga virusi i Nilit Perëndimor në Itali që nga fillimi i vitit u rrit në dhjetë pasi një grua 93-vjeçare...

Vëzhgim: Autostradat pa destinacione të shqiptarëve

Nga Leonard Veizi Në fundjavë, njeriu kërkon të gjejë ca orë prehje. Ndaj niset për të kapur, o ndonjë majë mali, ose ndonjë buzë përroi....

Fruti antioksidues i verës që i bën mirë zemrës dhe përmirëson gjumin

Një nga frutat më të shijshme të verës, qershitë  kanë veti që i bëjnë ato thelbësore në dietën tonë. Ato zvogëlojnë inflamacionin, përmirësojnë gjumin, rrisin...

Emma Tucker, kryeredaktorja e Wall Street Journal që e bëri Trumpin të dridhej?

Nga Monica Ricci Sargentini, Corriere della Sera Në krye të gazetës që nga viti 2022, ajo imponoi një modernizim që shkaktoi një revoltë midis gazetarëve....

Lajme të tjera

Web TV