Bibla e Djallit: Një dorëshkrim mesjetar gjigant plot mister

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekzistojnë tre pyetje kryesore mbi Kodikun e Gigasit, i njohur si Bibla e Djallit, dhe ato janë: kush e shkroi, pse dhe pse është kaq e madhe?

Disa thonë se kodiku është frymëzuar nga vetë Djalli. Të tjerë besojnë se libri gjigant është keqkuptuar dhe se qëllimi i tij i vërtetë është të paralajmërojë njerëzit për qëllimet e errëta të Djallit. Të dyja palët pajtohen se madhësia e tij e jashtëzakonshme synon të tërheqë vëmendjen e njerëzve, në mënyrë që ata t’i kushtojnë më shumë rëndësi mesazhit të tij.

Bibla e Djallit është e famshme për dy veçori, madhësinë e saj dhe përfaqësimin e saj të veçantë të Djallit në një faqe të plotë. Ajo u bë e njohur si Kodiku i Gigasit, që do të thotë “libri gjigant”, për shkak të përmasave të tij të mëdha. Është aq i madh saqë për krijimin e tij janë përdorur mbi 160 lëkura kafshësh dhe aq i rëndë sa që duhen dy persona për ta ngritur. Ajo ka përmasat 91 cm në lartësi, 50.5 cm në gjerësi dhe gati 22.86 cm në trashësi. Pesha e tij arrin në 74.8 kg. Është aq masiv saqë ndoshta është më e saktë të thuhet se u ndërtua, ashtu si një monument mesjetar, sesa thjesht u shkrua.

Image

Origjina legjendare e Kodikut të Gigasit

Sipas legjendës, ky dorëshkrim mesjetar u krijua si rezultat i një pakti me Djallin, gjë që është një nga arsyet pse ndonjëherë quhet Bibla e Djallit. Uniformiteti i shkrimit tregon se u shkrua nga një dorë e vetme, dhe thuhet se autori ishte nën një presion të madh kur e krijoi librin.

Sipas mitit, Kodiku i Gigasit u shkrua nga një murg, i cili ndonjëherë identifikohet si Herman Vetmitari. Ai ishte dënuar me vdekje, i destinuar të murosej i gjallë, për shkak se kishte thyer rregullat e manastirit. Në një përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar jetën e tij, ai bëri një marrëveshje: do të krijonte një libër që do të përmbante të gjithë diturinë e botës, në këmbim të lirisë së tij. Propozimi i tij u pranua, por me një kusht, ai duhej ta përfundonte librin brenda një nate të vetme./k.k

Të fundit

Fruthi, apel për vaksinim/ Në 3 muaj preken 12 fëmijë, shumica të pavaksinuar

Në shumë vende të Europës shpërthimet e fruthit janë kthyer në  shqetësim për autoritetet shëndetësore.  As në Shqipëri nuk...

Kaprolli në Kodrat e Liqenit: Kopshti zoologjik sqaroni situatën dhe ofrojnë ndihmë

Pas publikimit të lajmit nga një portal mbi praninë e një kaprolli në kodrat e Liqenit, ju bëjmë me dije se ai nuk i...

Pikë referimi për botën e biznesit, konfirmohet nënkryetari i “Confindustria Albania”

Asambleja e anëtarëve të “Confindustria Albania” konfirmoi Mario Tonucci-n në rolin e Zëvendës Presidentit të Shoqatës, me përgjegjësi për marrëdhëniet me institucionet shqiptare. Tonucci, themeluesi...

U përpoq të arratisej nga policia, reperi i njohur ndërron jetë në ditën e lindjes

Rreperi Young Scooter, emri i vërtetë Kenneth Edward Bailey, vdiq në ditën e ditëlindjes së tij të 39-të në Atlanta, pas një konfrontimi me policinë. Sipas...

Mediat greke: Turqit blejnë pronat në Traki dhe ishuj, po na kolonizojnë

Mediat greke shkruajnë se turqit po kolonizojnë Trakinë dhe ishujt, përes blerjes së pasurive të paluajtshme. Pjesë nga artikulli i Protothema: Pronat me çmim shitjeje nga...

Lajme të tjera

Web TV