“Dumani u bë personi më i rëndësishëm”/ Manjani: Ja çfarë kanë në mendje Rama e Berisha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I ftuar në një emision juristi Ylli Manjani tha se, pavarësisht retorikës politike kundër SPAK-ut dhe kreut të saj, mbështetja ndaj Dumanit, u rrit edhe me 10% para zgjedhjeve.

Manjani tha se Altin Dumani u bë personi më i rëndësishëm para zgjedhjeve të 11 majit dhe duke argumentuar mbi këtë, i quajti deklaratat pozitive të Ramës ndaj Dumanit si një taktike të mirë politike nga ana e kryeministrit.

“Mbështetja për SPAK-u, pavarësisht retorikës politike që e sulmoi, u rrit me 10%. Drejtësia duhet lënë të punojë siç di të punojë, dhe unë jam kundër çdo lloj deklarimi politik ndaj drejtësisë. Altin Dumani u bë personi më i rëndësishëm në Shqipëri fiks para zgjedhjeve. Tani, si mendoni, një politikan duhet të përballet me Altin Dumanin apo ta mbështesë? Natyrisht, duhet ta mbështesë dhe të thotë që është një burrë i mirë, shumë i mirë, sigurisht. Kjo është taktike e pastër, e pastër fare”, tha Manjani.

Manjani shtoi gjithashtu se edhe lideri demokrat Sali Berisha nuk ka rrugë tjetër dhe duhet të ndjekë shembullin e Ramës, pasi nuk mund të vazhdohet gjithmonë me retorikë negative ndaj SPAK-ut. Ai u shpreh se mendon se Berisha dhe Rama janë në një mendje për reformimin dhe ndryshimin e standardeve të drejtësisë, dhe tha se kjo do të bëhet realitet me ardhjen e parlamentit të ri.

“Si mendoni ju, Sali Berisha do të vazhdojë me historinë e Dumanit? Nuk ka më, nuk shkohet më me këtë, sepse dhe Berisha e di shumë mirë. Ajo që themi ne në këtë pikë, edhe Zoti Berisha e kupton që nuk është puna te Dumani, por janë punë të ndara. Ajo që duhet të bëjë parlamenti dhe politika duhet ta bëjnë. Dhe kam një lajm të mirë që Edi Rama dhe Sali Berisha janë në një mendje për çështjen e drejtësisë. Për mua, është një lajm i mirë. Njëri e quan standard, tjetri thotë reformë”, tha Manjani.

Lexo edhe :  Rrugët shqiptare në kolaps/ Mbi 1 mijë aksidente në dy muaj, gushti pritet edhe më keq!

Manjani u shpreh se, sipas tij, Rama thotë një të vërtetë, që kryeministri është ai që ka bërë reformën në drejtësi, dhe juristi theksoi se në këtë pjesë, Rama është i sinqertë dhe ai e beson këtë gjë.

“Edi Rama thotë një të vërtetë, ai e ka bërë reformën në drejtësi. Fiks te kjo që thotë është i sinqertë, në këtë pjesë ai thotë një të vërtetë që kam bërë unë reformën sepse ajo funksionon. Po ta doja unë nuk do të funksiononte, amerikanët shkojnë dhe vijnë, dhe ajo funksionon. Parlamenti i Shqipërisë duhet të marrë përgjegjësinë për disa gjëra që nuk shkojnë siç duhet dhe këtë duhet ta bëjë parlamenti. Këtë nuk e bën dot vetëm Edi Rama, as Sali Berisha. Vetëm ata e thonë këtë gjë në fushatë”, përfundoi Manjani./   S.M

Të fundit

Çfarë nuk duhet të lini nëmakinë në ditët e nxehta?

Dielli dhe nxehtësia ndikojnë keq në disa gjëra që i përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në...

11 gusht 2003 – NATO merr komandën e misionit ISAF në Afganistan

Më 11 gusht 2003, NATO mori zyrtarisht komandën e Forcës Ndërkombëtare të Ndihmës për Sigurinë (ISAF) në Afganistan, duke shënuar kështu operacionin e saj...

Projektligji për shoqëritë tregtare: Nuk lejohen administratorët e dënuar jashtë vendit

Qeveria ka nxjerrë për konsultim një projketligj për Shoqëritë tregtare, ndryshimet e të cilit prekin disa boshllëqe që kanë ekzistuar në legjislacionin aktual, duke...

Fansja kishte marrë me vete edhe fëmijën, Maluma ndërpret koncertin dhe e kritikon

Maluma shkoi deri aty sa ndërpreu koncertin e tij në Meksikë, pasi pa një nëne që mbante fëmijën e saj 1-vjeçar në krahë pa...

Shqipëria, Kosova dhe Kroacia planifikojnë blerje të përbashkëta të armëve amerikane

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia po punojnë për ta konkretizuar në praktikë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes për të cilin u dakorduan në letër para...

Lajme të tjera

Web TV