Fushata /Berisha vlerëson Ethem Agën, diaspora dhe mbështetja e saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i pyetur për listën e hapur të Qarkut Tiranë dhe për përfaqësimin e disporës, veçoi kandidatin Ethem Aga, si një nga prurjet e cila i jep vlerë përfaqësimit në Parlament. “Merreni pak se çfarë përfaqëson Ethem Aga. Një prof në Paris, një studiues i shquar”-tha Berisha në emisionin “Top Story” të Grida Dumës. Një deklaratë e cila nuk mund të mbyllej pa kurreshtjen e Dumës, e cila u shpreh se: “… një indicie u dha për Etem Agën që nëse do të fitoni, diçka do të jetë, dhe unë e kuptoj gjuhën tuaj”.

 

Vetë kandidati i Aga, i ftuar në emisionin “Tik Talk” të moderatorit Marsid Gupi, komentoi deklaratën e Berishës, teksa e vlerësoi mbështetjen që mori. “Zoti Berisha është është një njeri i ndershëm dhe shpirtërisht mendoj që vlerëson njerëzit e ndershëm. Ka qenë jo vetëm për mua përsonalisht vlerësimi, por edhe për njerëzit e ndershëm të PD-së”tha Aga, teksa shtoi se “Berisha ka edhe vlerësim personal”.

 

Pyetjes së moderatorit Gupi, se nëse kjo deklaratë shkaton xhelozi tek kandidatët e listës së hapur që mbulojnë të njëjtat zona, profesor Aga iu përgjigj se: “Nuk mendoj se deklarata e Berishës do të shkaktojë xhelozi. Unë shoh një harmoni mes nesh, qëllimi kryesor është të fitojë Partia Demokratike”.

 

Një nga pikat e forta të kandidatit Aga, të cilin Berisha e veçoi si profesor dhe studiues që ka lënë emrin e tij të mirë në kryeqendrën e kulturës, Francë, është se përfaqëson diaporën në listat e kandidatëve të PD-së. Nga një kërkim në postimet e tij në rrjetet sociale, Aga shkruan: “Nuk ka si të mos e përjetoj dhe ndjej në indet e mia këtë fenomen, sepse jam një nga mijëra të rinj që shembëm muret e ambasadave duke fituar lirinë tonë, e bashkë me të shembëm edhe “murin komunist”. Sa ngjashmëri me momentin historik të këtu e gati 35 viteve më parë! Sot duhet shembur një tjetër mur… Muri i korrupsionit; muri i shantazhit; muri i propagandës; muri i varfërisë dhe mbi të gjitha muri i autokracisë së ndërtuar prej 12 vitesh”.

Lexo edhe :  37-vjeçari ishte i lidhur me 52-vjeçaren! I mori jetën dhe la gjurmë. Zbulohen detajet

 

Përveç betejës në terren të kandidatëve që janë në listat e hapura, në këto zgjedhje rëndësi specifike marrin edhe vlerësimet nominale të kandidatëve të ndryshëm. Jo pa qëllim Berisha e përmendi si njërin prej atyre që PD e ka sjellë nga diaspora si një vlerë të shtuar, i cili pritet të përfaqësojë mbi 1 milionë emigrantë shqiptarë, veçanërisht të rreth 250 mijë emigrantëve të cilët për herë të parë pas 34 vitesh sistem pluralist janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 majit./k.k

 

Të fundit

Mira Murati fiton duelin me Zuckerberg: Bosi i META s’i merr dot punonjësit

Duket se fushata agresive e rekrutimit të CEO-s së Meta-s, Mark Zuckerberg, nuk do të përfundojë së shpejti. Tani një raport...

BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi

Sektori i turizmit vijon të jetë shtylla kryesore e ekonomisë shqiptare. Sipas vrojtimit të fundit të Bankës së Shqipërisë në korrik besimi në ekonomi...

Neni 503, 504, 506… Kodi Penal… I thoni tellallit tua kujtojë

Nga Leonard Veizi Kodi i ri Penal, i prezantuar së fundmi si draft nga qeveria, ka ndezur debate të forta mes juristëve, gazetarëve dhe qytetarëve...

Kamala Harris nuk do të kandidojë për guvernatore të Kalifornisë

Harris do të kishte kandiduar për të zëvendësuar guvernatorin demokrat Gavin Newsom, i zgjedhur në vitin 2019 dhe kundërshtar i vendosur i Donald Trump,...

Janar-korrik mbi 100 mijë vizitorë në kalanë e Shkodrës

Nga muaji janar deri tani rreth 100.500 vizitorë në kalanë e Shkodrës. Kalaja e Rozafës është një prej kështjellave më të rëndësishme të Shqipërisë...

Lajme të tjera

Web TV