Konkluzionet për prokurorin Llaho dëgjohen pas dyerve të mbyllura në KLP

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

ILD dhe drejtuesi i Prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho paraqitën konkluzionet në KLP për një procedim disiplinor të dytë disiplinor, pas vendimit të Këshillit për zhvillimin e seancës me dyer të mbyllura për publikun.

Nga Edmond Hoxha

Konkluzionet për një procedim disiplinor të dytë ndaj drejtuesit të pezulluar të Prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho, u paraqitën të premten më 28 mars me dyer të mbyllura për publikun. Sipas Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në seancë do të trajtoheshin të dhëna që mund të dëmtonin imazhin e prokurorit – ndonëse vetë Llaho kërkoi që gjithçka të ishte publike.

Llaho u procedua administrativisht më parë me kërkesë të ILD-së lidhur me zvarritje të hetimit në një çështjeje penale dhe për moszbatim të një vendimi gjykate. ILD kërkoi ulje të pagës së prokurorit Llaho si masë disiplinore, por shumica e anëtarëve të KLP-së vendosën më 31 janar masën e “vërejtjes publike”.

Më herët, më 16 janar, SPAK njoftoi se gjykata respektive kishte pranuar kërkesën për caktimin e masës së sigurimit personal “pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj prokurorit Llaho, pasi dyshohet se ka kryer veprime me natyrë korruptive.

Nga sa u parashtruan në seancën e 27 shkurtit, para se të vendosej që ky procedim disiplinor të trajtohej me dyer të mbyllura, ndaj Llahos kishte kryer ankesë pranë ILD-së një prokurore e Sarandës.

Përfaqësuesja e ILD-së bëri me dije se ankuesja ka paraqitur gjashtë ankesa gjatë periudhës shtator-tetor 2004, duke ngritur pretendime për episode të ndodhura prej vitit 2023. Sipas ankueses, prej një viti ajo haste vështrirësi për të ushtruar detyrën si pasojë e sjelljes së drejtuesit Llaho. Ajo ka pretenduar se ka pasur sulme që kanë shkuar deri në personale dhe se gjuha ka qenë e papërshtatshme.

ILD ka hetuar rrethanat e trajtimit të dy materialeve kallëzuese, që janë depozituar në Prokurorinë e Sarandës kur prokurore e gatshme ka qenë ankuesja. Sipas ILD, megjithëse këto materiale kallëzuese diktonin kryerjen e veprimeve të menjëhershme dhe duhej ti kalonin prokurores së gatshme, Llaho i ka trajtuar vetë.

Po ashtu, përfaqësuesja e ILD parashtroi pretendimet e ankueses se, Llaho në një mbledhje të prokuorëve në nëntor të vitit 2023 i është drejtuar prokurores vartëse lidhur me ndalimin e një personi, duke i thënë se “mallkimet e atij njeriu që me të padrejtë keni caktuar masë sigurimi ‘arrest në burg’ për një fakt penal në ditën e parë të punës, do t’ju përndjekin”.

Lexo edhe :  “Kemi plane për çdo fushë”- Rama prezanton sot projektin për “Shqipërinë 2030”

Po ashtu, u parashtruara para KLP se Llaho i ka thënë ankueses pas ekzekutimit të masës së sigurisë ndaj të hetuarit, se çfarë prokurore ishte që shkonte në spital, nëse i kishte dalë gjë dhe se asnjë prokuror nuk vepronte si ajo në Republikën e Shqipërisë. Në komunikime të mëtejshme është pretenduar prej ankueses së drejtuesi i kishte thënë se a dinte se kush ishte ai dhe çfarë i bënte ai, si dhe se do t’i drejtohej Shkollës së Magjistraturës me kërkesë për të pyetur nëse e kishte kaluar testin psikologjik.

Përfaqësuesja e ILD nuk pranoi sygjerimin e ardhur nga këshilli për të shmangur këto sqarime duke i konsideruar të nevojshme, ndërkohë që një prej anëtarëve kërkoi që të vijohej me dyer të mbyllura. Nga shumica anëtarëve të KLP u konsiderua se këto rrethana nëse trajtoheshin në publik, prishnin imazhin e prokurorit.

Vetë prokurori Kledian Llaho, si dhe përfaqësuesja e ILD-së kërkuan në seancën e 27 shkurtit që të vijonin me dyer të hapura. Llaho tha se nuk kishte asnjë arsye që të mos bëheshin publike gjetjet e hetimit administrativ.

Megjithatë, KLP vendosi me shumicë votash të vijonte seancat e mëvonshme me dyer të mbyllura, përfshi dhe konkluzionet përfundimtare që u paraqitën të premten. KLP nuk bëri me dije kërkimet përfundimtare të palëve.

Ndërkohë, burime zyrtare të ILD-së pohuan për BIRN, se i është qëndruar kërkimit fillestar, për caktimin e masës disiplinore ulje e pagës me 40% për një periudhë 1 vjeçare dhe largimin nga detyra e kryetarit.

Llaho ishte i paarritshëm deri në publikimin e këtij shkrimi për t’u pyetur lidhur me kërkimin e tij përfundimtar për këtë hetim administrativ të filluar ndaj tij.

Seanca e radhës u shty për më datë 10 prill, në orën 10:00./k.k

Të fundit

Merret vendimi: Filmi ‘Adoleshenca’ do të shfaqet falas në shkolla

Miniseriali i Netflix “Adoleshenca”, i cili ka ndezur debat social në Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë botën, do të shfaqet...

E shkuara dhe e tashmja bashkohen në këtë vend unik

Mes mozaikëve dhe pamjes mbresëlënëse të liqenit të Ohrit, gjendet Bazilika Paleokristiane e Linit, një nga thesaret më të rëndësishme të trashëgimisë tonë kulturore....

“Hiqmu qafe…”/Egli refuzon të flas me Gjestin: Tallni menderen ju me mua!

Gjesti ka vijuar diskutimin me Eglin tek lavanderia. Egli Mu hiq qafe. Gjesti: I thash Kelly hajde ja tregojmë që i bëmë lojë. Kam qejf të të ngacmoj...

Emri/ Kush është prokurorja që u hetua nga SPAK, 1 vit pasi përdori parfum 3700 lekë!

Një parfum më vlerë 3.700 lekë i lënë pa dëshirën e saj në zyrën e një prokuroreje të Elbasanit, është bërë strumbullar i një...

“Jo vetëm te mishi, por dhe te veza e uji”, nutricionistja: Salmonela, virus i fortë

Një sasi prej 7.8 ton mish pule e importuar nga Brazili rezultoi i kontaminuar me salmonelë, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë ushqimore. Sasia...

Lajme të tjera

Web TV