Kryemadhi ‘braktisë’ politikën dhe i futet kinematografisë: Jam duke realizuar një film

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e Lirisë, Monika Kryemadhi ka zbuluar mbrëmjen e sotme se i ka hyrë botës së kinematografisë.

Në një intervistë në emisionin ‘Opinion’ në TV Klan, Kryemadhi deklaroi se momentalisht është duke realizuar një film artistik, ku ka një rol të rëndësishëm.

Ajo ka zbuluar dhe titullin e filmit, i cili quhet “Me Fat” dhe ka në thelb familjen, ëndrrat e të rinjve për t’i realizuar dhe se si sfidat me të cilat ata përballen dhe përplasen.

Monika Kryemadhi: Unë kam disa projekte në dorë duke bërë. Jam në realizimin e një filmi artistik, me një grup të rinjsh, kam një rol të rëndësishëm, i cili quhet “Me Fat”. Është një film shumë interesant që ka në thelb familjen, ëndrrat e të rinjve për t’i realizuar dhe se si sfidat me të cilat ata përballen dhe përplasen, shoqëria në të cilën ne jetojmë e cila vjen në mënyrë nga më të ndryshmet. Shpresojmë që ta nxjerrim në Verë shumë shpejt, jemi duke xhiruar, janë xhiruar një pjesë e skenave dhe jemi duke xhiruar. Jam e bindur që do t’ju pëlqejë sepse është shumë interesante. Mendoj që do të jetë diçka ndryshe që ka një lloj ndikimi sadopak edhe në jetën time politike dhe aktive./   S,M

Të fundit

Në Shqipëri do vijnë edhe emigrantët më të dhunshëm, 100 të parët transferohen nga Italia

Së shpejti, në Shëngjin dhe Gjadër të Lezhës do të mbërrijnë njëqind emigrantët e parë nga Italia. Qeveria italiane...

Integrimi Evropian, një dekadë në thuajse vendnumëro

Kryeministri Edi Rama dukshëm ka vendosur të bëjë fushatë me dy gjëra kryesore për zgjedhjet e 11 majit, në të cilat kërkon një mandat të katërt,...

Efekti elektoral Veliaj/ Majko: Goditje e rëndë për PS. Tirana, fushatë delikate

Deputeti socialist i ftuar në ‘Real Story’ komentoi arrestimin e Veliajt duke thënë se është një goditje e rëndë për PS. Më tej, Majko tha se...

Nga Big Brother në kandidate për deputete, Julia Ilirjani: Do të “thyej” foltoren

Një thirrje të brendshme për të ndryshuar realitetin politik dhe ekonomik në Shqipëri, e ka quajtur Juli Ilirjani kandidimin e saj në listën e...

Italia do t’i dhurojë Shqipërisë një anije ushtarake, zbulohet data kur mbërrin në Durrës

Pak ditë pasi kryeministri Edi Rama shprehu ambicien e fortë për të fuqizuar Flotën Detare të Shqipërisë me një anije patrulluese dhe tre anije...

Lajme të tjera

Web TV