Rama mbyll TikTok-un, Berisha e hap me VPN

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria shqiptare ka përfunduar procedurën për mbylljen e TikTok, duke bërë që platforma të mos funksionojë më në vend. Kryeministri Edi Rama paralajmëroi qytetarët të shmangin përdorimin e VPN-ve, duke theksuar rreziqet për sigurinë e të dhënave personale nga hakerat. Nga ana tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha e sfidoi këtë vendim, duke inkurajuar përdorimin e VPN për të anashkaluar bllokimin.

Shqipëria ka bërë një hap drastik drejt ndalimit të TikTok, duke bërë që nga dita e djeshme asnjë llogari në këtë platformë të mos jetë më funksionale. Ky vendim erdhi pas ngjarjeve të kohëve të fundit, përfshirë vrasjen e të riut Martin Cani, që sipas autoriteteve, ishte një nga shembujt më të dhimbshëm të ndikimit të keq që mund të ketë TikTok te të rinjtë. Në rubrikën e tij të përjavshme “Sy më Sy”, kryeministri Edi Rama njoftoi zyrtarisht përfundimin e procedurës së bllokimit të TikTok në të gjithë Shqipërinë.

Ai paralajmëroi qytetarët të mos përdorin VPN për të anashkaluar këtë ndalim, duke theksuar se kjo mund të sjellë pasoja serioze për sigurinë e tyre kibernetike.  “TikTok në smartphone është mbyllur, e kam informacion dhe si këshillë për të gjithë ata që do dëgjojnë VPN falas, mos i hyni asaj rruge, se janë hapja e shtegut për të humbur të dhënat që keni në telefon se hakerat janë aty gati t’ua gllabërojnë të dhënat. Kujdes me telefonat prindër, nëse fëmijët u fusin VPN u morën në qafë. Falas falas, po është një dardhë që e ka bishtin mbrapa”, theksoi Rama. Shefi i Qeverisë iu bëri thirrje edhe prindërve që të tregojnë kujdes në mënyrë që fëmijët të mos përdorin VPN.

Berisha sfidon hapur Ramën

Por ndryshe nga qasja e qeverisë, ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë hapur kundër këtij vendimi, duke treguar publikisht se ai vetë vazhdon të përdorë TikTok përmes një VPN. Në një konferencë për mediat, Berisha u shfaq me telefon në dorë duke demonstruar aksesin e tij në TikTok dhe duke u bërë thirrje qytetarëve, veçanërisht të rinjve, të ndjekin shembullin e tij.

Lexo edhe :  Sezoni turistik, Rama ndan pamje nga plazhi publik në Ksamil

“Kjo e imja është në rregull, kam shkarkuar VPN dhe funksionon pa problem. I ftoj të rinjtë të shkarkojnë VPN dhe të vazhdojnë betejën kundër censurës. Nuk duhet t’i nënshtrohemi censurës, është një akt i shëmtuar,” deklaroi Berisha.  Pas ndalimit të TikTok, shumë përdorues shqiptarë kanë nisur të përdorin VPN për të shmangur kufizimin. Megjithatë, ekspertët e sigurisë kibernetike kanë paralajmëruar se përdorimi i VPN-ve falas mund të sjellë rreziqe serioze.

“Shumë shërbime VPN të pasigurta mund të mbledhin të dhëna nga pajisjet e përdoruesve dhe t’i shesin ato te palë të treta. Gjithashtu, ka raste kur VPN-të falas mund të përdoren si një portë hyrëse për sulme kibernetike, që mund të ekspozojnë fjalëkalime, të dhëna bankare dhe informacione të tjera të ndjeshme,” thotë një ekspert i teknologjisë. Vendimi për ndalimin e TikTok ka shkaktuar një debat të madh në vend. Qeveria argumenton se platforma po ndikon negativisht te të rinjtë, duke përhapur përmbajtje të dëmshme, duke nxitur dhunën dhe duke rrezikuar sigurinë e të dhënave.

Nga ana tjetër, kundërshtarët e qeverisë, përfshirë Berishën, e shohin këtë si një akt censure, duke theksuar se ndalimi i një platforme të tërë është një ndërhyrje e tepruar në lirinë e qytetarëve. A do të respektohet ndalimi i TikTok apo përdoruesit shqiptarë do të vazhdojnë të gjejnë mënyra për ta anashkaluar atë? A është ky një vendim i domosdoshëm për të mbrojtur të rinjtë, apo një lëvizje për të kufizuar lirinë e shprehjes? Debati vijon…

Të fundit

Durrës/ Vidhte nëpër shezlongë sendet personale të pushuesve, arrestohet 42-vjeçari

Një 42-vjeçar i cili vidhte nëpër shezlongë dhe automjete sendet personale të pushuesve ka rënë në prangat e policisë...

Përhapet zjarri në Finiq, situatë kritike në fshatrat Krane dhe Fitore

Përhapet zjarri në Finiq, situatë kritike në fshatrat Krane dhe Fitore Zjarri që vijon në Finiq është përhapur edhe në fshatra të tjera. Gazetari Limos Didani...

Në shënjestër të së djathtës, hotelet për azilkërkues në Britani janë vende frike e kaosi

Në mes të një shpërthimi racizmi dhe lufte kulturore, çështja se pse përdoren hotelet për strehimin e azilkërkuesve shpesh mbetet në hije. Daniel Trilling Gjatë kësaj...

I kërkuar nga SPAK, ekstradohet nga Italia Edison Cukaj

Ekstradohet nga Italia një shtetas i kërkuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Ai është 32-vjeçari...

“Onufri” një nga destinacionet e preferuara nga turistët që vizitojnë Beratin (VIDEO)

Muzeu Kombëtar Ikonografik “Onufri” është njëri prej destinacioneve më të vizituar ndër sitet kulturore të qytetit të Beratit. Ikonat, ngjyrat, historia, gjithçka është ruajtur me...

Lajme të tjera

Web TV