Rubio: Kongresi është njoftuar rreth synimit për riorganizim të USAID-it

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) e ka njoftuar Kongresin amerikan për synimin e tij që të riorganizojë Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe t’i ndërpresë disa funksione që nuk janë në përputhje me prioritetet e administratës, ka thënë të premten Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio.

Në një komunikatë të lëshuar nga Rubio është thënë se USAID-i “i është larguar misionit që një kohë, dhe si rezultat, përfitimet kanë qenë shumë të vogla dhe shpenzimet kanë qenë shumë të larta”.

“Falë presidentit Trump, kjo epokë e papërgjegjshmërisë fiskale ka përfunduar. Ne jemi duke riorientuar programet tona për ndihmë të huaj për të qenë në linjë me atë që është më e mira për Shtetet e Bashkuara dhe shtetasit tanë”, është thënë në komunikatë.

 

Mes tjerash është përmendur se Departamenti amerikan i Shtetit dhe USAID-i e kanë njoftuar Kongresin për synimin e tyre “për të nisur një riorganizim të disa funksioneve të USAID-it me Departamentin e Shtetit prej 1 korrikut, dhe për t’i pushuar funksionet ekzistuese të USAID-it që nuk janë në përputhje me prioritetet e administratës”.

Pak pas nisjes së mandatit të dytë të presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë, më 20 janar, Departamenti për Efiçencë Qeveritare (DOGE), në krye me miliarderin Elon Musk, ka nisur të zvogëlojë USAID-in dhe pjesën që ka mbetur e ka përfshirë në Departamentin e Shtetit.

Prej atëherë, administrata amerikane ka përjashtuar nga puna qindra punëtorë dhe kontraktorë, dhe ka shkëputur kontrata për projekte në vlera miliardëshe, prej të cilave varen dhjetëra miliona njerëz në botë./k.k

Të fundit

Zbulimi shokues në pikën më të thellë të detit Jon

Një ekspeditë shkencore në pikën më të thellë të Mesdheut në Detin Jon ka zbuluar një realitet shqetësues: mbetjet...

Thirrja e Trump/ Ndaloni ndërrimin e orës, është shumë e kushtueshme!

Donald Trump ka risjellë propozimin e tij për të bërë të përhershme kohën e kursimit të ditës, duke sugjeruar që të shtohet një orë...

Skandal në Itali/ 12 futbollistë të Serisë A, pjesë e skemës së basteve të paligjshme

Futbollin italian është përfshirë në një skandal të madh pas një hetimi të thelluar të Prokurorisë së Milanos, që ka zbuluar një rrjet të...

Dyfishohen të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara, 50 mln lekë për 3 muaj

Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka raportuar një rritje të ndjeshme të të ardhurave për 3-mujorin e parë të vitit...

Në qershor nis zbatimi/Shqipëria firmos në Romë marrëveshjen administrative për pensionet

Nga muaji qershor i këtij viti do të nis zbatimi i marrëveshjes për pensionet me Italinë. Shqipëria dhe Italia kanë firmosur së fundmi marrëveshjen administrative që i hap...

Lajme të tjera

Web TV