Aeroporti Ndërkombëtar Gatwick i Londrës u evakuua pas një alarmi zjarri.
Më herët këtë mëngjes, në rrjetet sociale filluan të postohen komente nga udhëtarët që ankoheshin për vonesa.
“Unë kam ngecur në Gatwick. “Ata nuk na lënë të largohemi nga zona e sigurisë dhe pa asnjë informacion.” postoi një pasagjer.
Raportime të tjera bëjnë me dije se në aeroport është vënë alarmi. Në të njëjtën kohë, gjithçka tregon se nuk ka asnjë arsye për një akt terrorist.
Sipas mediave britanike evakuimi përfundoi në orën 08:30. Udhëtarët u lejuan të ktheheshin në terminal.
Fluturimet do të vazhdojnë normalisht për pjesën tjetër të ditës./e.t