Ambasada Amerikane: Nëse gënjeni për të marrë vizë, do të përballeni me ndëshkime serioze

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës deklaron se të gjitha aplikantët për viza duhet të dëshmojnë se kualifikohen për një vizë në mënyrë që të vijnë në Shtetet e Bashkuara.

Në një postim në rrjetet sociale shkruhet se nëse gënjeni për të marrë një vizë do të përballeni me ndëshkime serioze.

Ndër këto ndëshkime përfshihen burgimi, dëbimi dhe ndalimi i përhershëm i marrjes së vizës amerikane në të ardhmen.

“Të gjithë aplikantët për vizë duhet të dëshmojnë se kualifikohen për një vizë në mënyrë që të vijnë në Shtetet e Bashkuara. Kjo përfshin qëllimin për të qenë në përputhje me ligjet tona. Nëse gënjeni për të marrë një vizë, punoni në mënyrë të paligjshme ose qëndroni në Shtetet e Bashkuara pas skadimit të vizës ose programit të udhëtimit pa vizë, do të përballeni me ndëshkime serioze. Këto përfshijnë burgimin, dëbimin dhe ndalimin e përhershëm të marrjes së vizës amerikane në të ardhmen”, thuhet në postim./e.t

Të fundit

Merret vendimi: Filmi ‘Adoleshenca’ do të shfaqet falas në shkolla

Miniseriali i Netflix “Adoleshenca”, i cili ka ndezur debat social në Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë botën, do të shfaqet...

E shkuara dhe e tashmja bashkohen në këtë vend unik

Mes mozaikëve dhe pamjes mbresëlënëse të liqenit të Ohrit, gjendet Bazilika Paleokristiane e Linit, një nga thesaret më të rëndësishme të trashëgimisë tonë kulturore....

“Hiqmu qafe…”/Egli refuzon të flas me Gjestin: Tallni menderen ju me mua!

Gjesti ka vijuar diskutimin me Eglin tek lavanderia. Egli Mu hiq qafe. Gjesti: I thash Kelly hajde ja tregojmë që i bëmë lojë. Kam qejf të të ngacmoj...

Emri/ Kush është prokurorja që u hetua nga SPAK, 1 vit pasi përdori parfum 3700 lekë!

Një parfum më vlerë 3.700 lekë i lënë pa dëshirën e saj në zyrën e një prokuroreje të Elbasanit, është bërë strumbullar i një...

“Jo vetëm te mishi, por dhe te veza e uji”, nutricionistja: Salmonela, virus i fortë

Një sasi prej 7.8 ton mish pule e importuar nga Brazili rezultoi i kontaminuar me salmonelë, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë ushqimore. Sasia...

Lajme të tjera

Web TV