Sefer Pasha
Situata e re në botë na fton që të jemi më të vendosur për tu vetëmbrojtur. I njëjti shqetësim është dhe në Evropë. Lufta në Ukrainë është mësim i madh. Jam dëshmitar i ndërtimit të bukerëve në brigjet e Drinit të Bardhë e nuk më hiqen nga kujtesa ndërtimi i bukerëve në shpatet e malit të Pikëllimës në krahun e djathtë të ish postës kufitare të Morinës. Që nga Morina një batalion xhenjerësh i çonte elementët e bukerëve në lartësinë 1000 metra. 100 ushtar të bataljonit të xhenjos shpinin çdo ditë vetëm nga një element të bukerit, i cili peshonte 30 kilegram. Xhenjerët i ngarkonin elemenët në kurriz si të ishin kuaj. Gjithashtu në krah çohej aty ku ndërtoheshin bunkerët edhe çimentoja, rëra, hekuri dhe gëlqerja. E sjell në imagjinatën time kur pasi xhenjerët kishin lënë elementët e bunkerëve dhe hanin bukë unë zhvilloja atë që në socjalizëm quhej “Puna politike”. Një ditë në këto orët e “edukimit” u tregova për një ngjarje të jetuar në Vurg të Sarandës. Pranë një bukeri u realizua një stërvitje të cilën e drejtonte Mehmet Shehu. Brenda në buker u fut një dhi, një dele, një lepur dhe një derr i egër. Bunkeri u bombardua me artileri të rëndë nga toka dhe nga ajri. Bombardime vazhdoj një orë. Bunkeri nuk pësoi asgjë. Të gjitha kafshët që ishin brenda shpëtuan me përjashtim të një dhije, e cila tentoj të dal dhe ngordhi. Kur Mehmet Shehu bëri konkluzjonet ai tha se dhija ka lëvizur se është budallaqe. Kur ua treogoja historinë e bukerëve ushtarëve xhenjer ata të sfilitur nga lodhja më shikonin me habi. Me këto sakrifica çnjerëzore u ndërtuan me dhjetra bunker, jo vetëm në shpatin e malit të Pikëllimës, por në të dyja anët e Drinit të Bardhë.
Në ato vite kur në Serbi udhëhiqte Millosheviçi jo vetëm lugina e Drinit të Bardhë, por bunker u ndërtuan dhe në fshatin Kishaj ku ka lindur Pjetër Bogdani. Ishte e pamundur që të depërtonin tanket e Millosheviçit. Ushtrisw që i ndërtoj bunkerët i dukej pakëz e tepruar, por ata ishin idealist. Bunkerizmi i vendit ishte vepër e vet Enver Hoxhës. Për këtë vepër çnjerëzore është realizuar dhe filmi “Kolonel Bunker” me regji të Kujtim Çashkut. Inxhinjeri që projektoi dhe udhëhoqi fortifikimin e nëndheshëm, që nga shtëpia e Enver Hoxhës, në Ministrinë e Brendshme, Krrabë dhe deri nw Skrapar u zhduk në mënyrë misterjoze. Punwtorët që ndërtonin tunelet u futej koka në kapuç qysh në Mamurras dhe u hapeshin sytë aty ku hapeshin tunelet poshtw shtëpisë së Enver Hoxhës. Këto punëtor kurrë nuk morën vesh se ku punuan dhe ndërtuan në gjysëm errësirë. Heronjtë e bukerëve u mallkuan. Por lufta për çlirimin e Kosovës i nxori në skenë bunkerët, që në vitet e demokracisë u dëmtuan. Edhe Uçk -ja i përdori për tu mbrojtur sidomos në luginën e Drinit të Bardhë dhe në zonën e Krumës. Avjonët e Natos nja tre buker në të majtë të doganës së Morinës i bombarduan gabimisht. Por bunkerët nuk pësuan asgjë. Edhe tani bunkerët e ndërtuar me gjak janë kudo duke filluar që nga bunkeri që është ndërtuar nën dhomën e gjumit të Enver Hoxhës e deri tek tuneli i Palasës dhe ai i Kakavijës. Isha para ca kohësh në Janinë dhe grekërit në rast lufte thoshin se do të strehoheshin në bunkerët e Qirje Enver Hoxhës në Dropull. Turistët që tani vijnë në Shqipëri duan t’i filmojnë bunkerët e harruar. Evropa e Ballkani kërcënohen nga erërat e luftës. Serbët të nxitur dhe nga Putini kërcënojnë që të pushtojnë Kosovën, të cilën e quajnë “djepi i Serbisë”.
Është e habitëshme, por u erdhi koha bunkerëve të një kohe të çmendur. Bunkerët duhet të mirëmbahen dhe rrotull tyre të mbillen lule e jo të coptohen për t’ju mar shufrat e hekurit. Në rast lufte bunkerët të shpëtojnë jetën. Në Gjermani po ndërtojnë buker brenda oborrit të vilave. Tek e lexova këtë lajm fantastik solla ndërmend Kakavijën. E gjithë godia e postës kufitare të Kakavijës është ndërtuar mbi një bunker gjigand. Është llogaritur që brenda këtij bunkeri të luftojnë nëpër frengjitë 1 000 ushtar. Kur ja kam treguar këtë detaj Kadaresë gjatë vizitës ai u çudit. Edhe zyra ku unë punoja ishte mbi një bunker. Dhe dritarja nga ku vrojtoj Kadareja ishte në formën e frëngjisë. Wshtw edhe sot. Kur e kalojë malin e Pashtrikut për në Rambuje Hashim Thaçi një natë e gdhiu në një nga bunkerët e Qafës së Mullarit. Ai e dinte mirë se në kufi vepronin njësitet e Millosheviçit. Pikërisht në atë vend milicët serb vranë vëllanë e Ramush Haradinajt, Luanin, i cili u varros në Arën e Muhadrit në fshatin Vlahën të Hasit. Por po u kthehem petaleve të kujtimeve në ato mote kur çdo ushtar shpinte në mal një element bunkeri, i cili pushonte 30 kilegram. Komandanti i ndërtimit të bukerëve kishte ndërtuar një mozaik ndërlidheje për ta pasur zili. Ishin transhetë, çerdhet e pushkatarëve, hyrjet dhe daljet, udhët e mushkave, që do të sillnin ushqimet, ujin e pijshëm dhe veshmbathjet. Në të gjithë Shqipërinë ishin depot me drith dhe armatim për të luftuar papushim për 15 vjet. Vdiq para disa ditësh kolonel Fatmir Alia. Ai kreu në karjerën e gjatë shumë detyra. Por do të mbahet mend për një nga veprat e tij. Pas vrasjes së Azem Hajdarit kryeministri Fatos Nano u nis për në Maqedoni. Fatmir Alia me antitank në sup kur e pa që në Dajt i kishin zënë pritë ai e strehoi Kryemistrin në një bunker dhe vet me grupin e shoqërimit guxoi dhe hapi rrugën.
Osmani: FSK po dëshmon se është e gatshme t’i bashkohet NATO-s
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se rruga e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike është e qartë dhe e pakthyeshme, duke theksuar se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) çdo ditë po dëshmon se është e denjë për të qenë pjesë e strukturave ndërkombëtare të sigurisë dhe mbrojtjes.
Në ceremoninë e gradimit të 334 ushtarëve të rinj të FSK-së, e para e shtetit tha se këta ushtarë të rinj po bëhen pjesë e një force që çdo ditë po zhvillohet e po bëhet një ushtri moderne e profesionale, “e gatshme për t’u përballur me çdo sfidë”.
“FSK-ja po marshon fuqishëm përpara në procesin e avancimit si forcë moderne, e mirëpajisur dhe e mirëtrajnuar. Ushtria jonë çdo ditë e më shumë po dëshmon gatishmërinë e plotë për të përmbushur standardet më të larta të NATO-s, aty ku Kosova e ka vendin dhe e meriton vendin”, tha Osmani.
Sipas saj, FSK-ja – që është në proces të transformimit në ushtri – është një aleate e besueshme e partnerëve ndërkombëtarë dhe është garanci për paqe dhe siguri për Kosovën.
Ushtarët e rinj u janë nënshtruar trajnimeve bazike, që kanë zgjatur për nëntë javë.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se gjatë mandatit katërvjeçar qeveritar, janë rekrutuar 2.315 ushtarë të rinj. Sipas tij, në muajt në vijim, atyre do t’iu shtohen edhe 390 ushtarë, duke bërë që numri total i rekrutimeve të reja të arrijë në 2.705 ushtarë.
“Ju jeni garancia më e fuqishme që populli i Kosovës do të jetojë në paqe, integriteti territorial do të jetë i pacenueshëm dhe sovraniteti i paprekshëm. Në realizim të këtij vizioni mbështetja e Qeverisë do të jetë e padiskutueshme sepse e tillë është vendosmëria jonë për të ngritur e zhvilluar kapacitetet tona mbrojtëse”, tha Kurti.
Ai tha se Qeveria e udhëhequr nga ai ka investuar në armatim në vlerë prej 319 milionë eurosh, duke përmendur këtu blerjen e dronëve Bayraktar nga Turqia, sistemet kundërtanke Javelin nga Shtetet e Bashkuara dhe duke përsëritur se Kosova shpejt do të ketë në inventar edhe helikopterët amerikanë, Black Hawk.
Kurti tha po ashtu se buxheti për ushtrinë është rritur gjatë katër vjetëve të fundit.
“Synimi ynë është i qartë ndërtimi dhe rritja e një ushtrie që respekton standardet më të larta të NATO-s dhe që është pjesë aktive e arkitekturës së sigurisë ndërkombëtare demokratike. Kosova nuk është një shtet që kërkon vetëm mbështetje, Kosova është një partnere që kontribuon, që investon dhe që garanton sigurinë rajonale”, tha Kurti.
Së fundi, Kosova ka iniciuar hapjen e një fabrike për prodhimin e municioneve në Kosovë, por edhe të dronëve.
Përveç industrisë së mbrojtjes, institucionet kanë ndërmarrë hapa në thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë me Shtetet e Bashkuara, por edhe me shtete të tjera rajonale, që janë pjesë e NATO-s, sikurse Kroacia dhe Shqipëria.
Thellimi i bashkëpunimit në mbrojtje vjen në kohën kur po vazhdon procesi i transformimit të FSK-së në ushtri, proces që pritet të përmbyllet më 2028.
Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar më herët për Radion Evropa e Lirë se numri i pjesëtarëve të FSK-së ka kaluar 4.300 dhe se vitin e ardhshëm pritet të arrijë në mbi 5.000.
Kosova mëton që një ditë të bëhet pjesë e strukturave të aleancës ushtarake perëndimore të NATO-s, por ka pengesa në këtë drejtim, pasi në aleancë janë katër shtete që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.