Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” ka çelur ditën e sotme fushatën elektorale për Qarkun Fier, ku janë prezantuar kandidatët për deputetë në kuadër të zgjedhjeve të 11 Majit.
Në fjalën pëshshëndetëse drejtuesi politik i Qarkut Agron Kapllanaj ka theksuar se koalicioni “Djathtas për Zhvillim” do të jetë supriza e zgjedhjeve në 11 Maj me rezultatet që do të arrijë.
Ndërsa kreu i “Djathtas 1912”, Enkelejd Alibeaj ka pohuar se e djathta ka qënë që nga viti 1991 letargjike, larg pritshmërisë së shqiptarëve duke e lënë vendin në 35 vite pa vlerat identitare, atdheun, familjen, idividin dhe besimin ne zot.
Ndërkohë drejtuesi i koalicionit, Dashamir Shehi është fokusuar te dy shtyllat kryesore të ekonomisë, industria dhe bujqësia, prioritare në programin e koalicionit “Djathtas për Zhvillim”, teksa ka theksuar se politikisht nuk i kanë borxh askujt. Miqtë e aleatët sipas tij, e kanë zgjedhur rrugën e vet.
Po ashtu, Shehi ka thënë se deri në 11 Maj duhet të luftojnë fortë, për të mbledhur me mijëra vota, që të dalin krenarë nga kjo histori./e.t