Pas divorcit me Metën dhe shkëputjes nga politika, Kryemadhi “ndërron” profesion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ashtu edhe si kishte paralajmëruar, Monika Kryemadhi konfirmoi se do të hiqte dorë nga politika. Por kur asnjë s’e priste, deputetja u shpreh se ishte duke realizuar një film, si aktore. Një lajm ky që habiti jo pak publikun. Teksa ishte e ftuar në intervistë, politikania iu rikthye edhe njëherë divorcit me Ilir Metën.

“E vetmja gjë që na ka mbetur janë kujtimet”, tha Monika Kryemadhi për raportin me Ilir Metën, gjatë një interviste të parë publike pas divorcit.

Në fakt, ajo po vazhdon të lobojë për një votë për Ilir Metën në zgjedhjet e 11 majit, por kjo për t’u treguar të gjithëve se ish-bashkëshorti i saj dhe bashkëpunëtori më i gjatë politik duhet të jetë akoma në strukturat politike të vendit.

Pyetjes se çfarë i ka mbetur nga Ilir Meta, Monika iu përgjigj: “Nuk ka asgjë për të ndarë mes nesh. E vetmja gjë që mund të ndajmë mes nesh janë kujtimet” dhe më tej shton: “Asgjë materiale. Pavarësisht gjuhës së urrejtjes që është përdorur ndaj Ilir Metës dhe familjes së tij, sigurisht në rrjete sociale në mënyrë sistematike, qoftë nga Partia Socialiste apo qoftë Partia Demokratike njëherë e një kohë, sigurisht që ka krijuar mentalitete të ndryshme rreth Ilir Metës. Di të them që pasurinë më të madhe që Ilir Meta ka pasur dhe ka, ka qenë emri i tij dhe familja e tij”.

Tani Monika ka plane krejt të tjera. Ajo tha se nuk do të jetë më në politikën aktive, madje tani po provon një fushë krejtësisht tjetër – shesh xhirimin. Aktualisht, Kryemadhi tha se po merr pjesë në xhirimet e një filmi që pritet ta ketë premierën gjatë muajve të verës.

“Unë kam disa projekte në dorë. Jam në realizimin e një filmi artistik, me një grup të rinjsh, kam një rol të rëndësishëm, i cili quhet “Me Fat”. Është një film shumë interesant që ka në thelb familjen, ëndrrat e të rinjve për t’i realizuar dhe se si sfidat me të cilat ata përballen dhe përplasen, shoqëria në të cilën ne jetojmë e cila vjen në mënyra nga më të ndryshmet. Shpresojmë që ta nxjerrim në verë, shumë shpejt, jemi duke xhiruar, janë xhiruar një pjesë e skenave dhe jemi duke xhiruar. Jam e bindur që do t’ju pëlqejë, sepse është shumë interesante. Mendoj që do të jetë diçka ndryshe që ka një lloj ndikimi sadopak edhe në jetën time politike dhe aktive”.

Lexo edhe :  Fiter Bajrami/ Kreu i KMSH: Jetojmë në një epokë ku vlerat e familjes po lëkunden

Por çfarë është ky film që ka sjellë në skenë edhe Kryemadhin. Bëhet me dije se filmi është i zhanrit dramë dhe deputetja do të jetë në rolin e protagonistes. Nga aq sa mundëm të mësonim, xhirimet sapo kanë nisur dhe bashkë me deputeten në sheshxhirim janë edhe disa aktorë të njohur të kinematografisë. Monika i ka thënë po ftesës së producentëve, për të provuar veten kështu përpara kamerave edhe në aktrim. Në rolin e kryefamiljares, ku përballet me sfidat e fëmijëve dhe të familjes, ajo do të vijë krejt ndryshe nga sa jemi mësuar ta shikojmë deri më sot.

Nuk e dimë nëse aktrimi është vetëm një hobi për të, apo realisht, Kryemadhi është duke menduar që të vijojë me botën e re të aktrimit, duke lënë pas kështu gati 30 vite angazhim në politikë. E për të parë sesa është përshtatur në lëkurën e aktores, do të na duhet të presim verën, për të qenë spektatorë të debutimit të saj në botën e kinematografisë./   S.M

Të fundit

Merret vendimi: Filmi ‘Adoleshenca’ do të shfaqet falas në shkolla

Miniseriali i Netflix “Adoleshenca”, i cili ka ndezur debat social në Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë botën, do të shfaqet...

E shkuara dhe e tashmja bashkohen në këtë vend unik

Mes mozaikëve dhe pamjes mbresëlënëse të liqenit të Ohrit, gjendet Bazilika Paleokristiane e Linit, një nga thesaret më të rëndësishme të trashëgimisë tonë kulturore....

“Hiqmu qafe…”/Egli refuzon të flas me Gjestin: Tallni menderen ju me mua!

Gjesti ka vijuar diskutimin me Eglin tek lavanderia. Egli Mu hiq qafe. Gjesti: I thash Kelly hajde ja tregojmë që i bëmë lojë. Kam qejf të të ngacmoj...

Emri/ Kush është prokurorja që u hetua nga SPAK, 1 vit pasi përdori parfum 3700 lekë!

Një parfum më vlerë 3.700 lekë i lënë pa dëshirën e saj në zyrën e një prokuroreje të Elbasanit, është bërë strumbullar i një...

“Jo vetëm te mishi, por dhe te veza e uji”, nutricionistja: Salmonela, virus i fortë

Një sasi prej 7.8 ton mish pule e importuar nga Brazili rezultoi i kontaminuar me salmonelë, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë ushqimore. Sasia...

Lajme të tjera

Web TV