Pse sipërmarrës të rinj kërkojnë të hyjnë në Parlament

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-deputeti dhe sipërmarrësi Sami Gjergji pohon se aktualisht janë dy kategori kandidatësh, ata që hyjnë në politikë, me qëllimin për të dhënë dhe ata synojnë për të përfituar.

Sipërmarrësit kandidatë pohojnë njëzëri se po garojnë, që nisur nga eksperienca e tyre, të jenë kontribuues aktivë me propozime projektligjesh për lehtësi fiskale apo marrëveshje lehtësuese me vendet e BE-së për prodhuesit dhe eksportuesit. Skënder Pashaj pranoi ftesën e Partisë Socialiste për të garuar në zgjedhjet parlamentare, i shtyrë nga besimi i fortë për integrimin sa më të shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Nisur nga përvoja ime e gjatë në drejtimin e një biznesi me aktivitet prodhues dhe eksportues, prioriteti im kryesor do të vijojë të mbetet mbrojtja në tërësi e gjithë sektorëve të prodhimtarisë vendase.

Vendosja e urave të bashkëpunimit me vendet e Bashkimit Europian dhe heqja e taksave për eksportuesit në shtetet si SHBA dhe Japoni. Për eksportuesit shqiptarë, niveli i taksave me këto shtete është mbi 18%. Kjo është shtysa kryesore që më motivoi të marr pjesë në garën e zgjedhjeve parlamentare. Në këtë garë po hyj me qartësinë e objektivave dhe realizimit të tyre në mbrojtje të biznesit prodhues”.

Edvin Prençe, administratori i një biznesi në sektorin Manifakturë të veshjeve, njëkohësisht dhe drejtues i Shoqatës ProEksport Albania, tha se angazhimi i tij në këtë proces është motivuar nga dëshira për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të Durrësit dhe për të përmirësuar kushtet e jetesës për qytetarët e tij.

“Kam pasur mundësinë të njoh nevojat e komunitetit dhe besoj se mund të sjell një kontribut të vlefshëm për t’i adresuar ato. Qëllimi im është të punoj për forcimin e infrastrukturës, arsim dhe punësim, si dhe për të krijuar një mjedis më të mirë për zhvillimin e biznesit dhe turizmit në Durrës dhe jo vetëm.

Qëllimi im është të punoj për forcimin e infrastrukturës, arsimit dhe punësimin, si dhe për të krijuar një ambient më të mirë për zhvillimin e biznesit dhe turizmit në Durrës dhe jo vetëm. Të punojmë për krijimin e një mundësie për kthimin e vëllezërve dhe motrave tona në atdhe, si dhe rritjen e interesit për të rinjtë të qëndrojnë në Shqipëri”.

Lexo edhe :  Meta reagon nga burgu/ Skraparllinjtë janë njësha, e dinë që 5 është për të kaluar klasën

Z.Prençe aspiron të jetë një zë i fortë për sipërmarrjen në Parlament për krijimin e kushteve të përshtatshme që bizneset të rriten dhe të zhvillohen.

“Do të këmbëngul për një kuadër ligjor të thjeshtuar, që i lejon sipërmarrësit të fokusohen te rritja dhe inovacioni, jo te barrierat. Po ashtu, do të angazhohem për nxitjen e investimeve në sektorë të rinj dhe për mbështetje të politikave që stimulojnë krijimin e mundësive të reja për bizneset e vogla dhe të mesme.

Do të sigurohem që interesat e sektorit privat të jenë të mbrojtura dhe të përkrahura në çdo hap të zhvillimit ekonomik, si dhe rritjen e sektorit eksportues, i cili është më i godituri këto kohë. E gjitha për të përgatitur bizneset për Shqipërinë e 2030 dhe tregut europian”.

Sipërmarrësja Marjana Koçeku, themeluesja e agroturizmit “Neomalsorja”, është një tjetër kandidaturë në listën e mbyllur për Qarkun e Shkodrës për garën e Partisë Socialiste.

Agroturizmi “Neomalsore”, tashmë një emër i njohur në fushën e turizmit rural në Shqipëri, ka tërhequr vëmendjen e shumë mediave ndërkombëtare, përfshirë ato të mëdha, si shembull i suksesit të një nisme të krijuar nga dashuria për natyrën, traditën dhe fshatin.

Lista të hapura dhe të mbyllura

Për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 2025-s, kandidatët për deputet do të garojnë të ndarë në dy lista: e mbyllur dhe lista e hapur. Lista e mbyllur apo siç njihet ndryshe lista e sigurt, renditja e të cilëve është në dorë të drejtuesve të subjekteve politike. Lista e mbyllur përbën 1/3 e fillimit të listës së kandidatëve.

Pas 1/3 së emrave të listës së mbyllur vijohet me emrat e kandidatëve për listën e hapur, ku gara mes tyre pritet të jetë më e fortë, pasi do të luftohet për votën e drejtpërdrejtë të elektoratit. P.sh. nëse në një qark me 9 mandate, një prej subjekteve që garon fiton 4 deputetë, 3 emrat në listën e mbyllur hyjnë automatikisht në Kuvend. Kandidatët e listës së hapur do të luftojnë për mandatin e katërt që do të arrijë të sigurohet prej atij që fiton më shumë vota./ Monitor/    S.M

Të fundit

Ra nga lartësia duke punuar në ndërtim, 62-vjeçari humb jetën në Golem

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Golem, ku raportohet se një 62-vjeçar ka humbur jetën. Mësohet se ngjarja...

Sinqeriteti i Kryemadhit, rrëfen dy gabimet fatale në karrierën e saj politike

Deputetja Monika Kryemadhi ka deklaruar se pavarësisht divorcit po bën fushatë për babin e fëmijëve të saj Ilir Metën. “Nuk kërkoj votë për ish bashkëshortin...

Varrimi i Papës, Begaj mbërrin në Vatikan, i bashkohet presidentja Osmani

Presidenti Bajram Begaj dhe bashkëshortja e tij, Amanda Begaj, ka mbërritur në Vatikan këtë të premte, ku po merr pjesë në homazhet për Papa...

I shkarkuar nga KPK para dy vitesh, Apelimi rikthen në detyrë prokurorin Bajram Breçani

Kolegji i Posaçëm të Apelimit vendosi të enjten më 24 prill rikthimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Bajram Breçani, i cili ishte shkarkuar...

Premtimi i Ramës nga Shkodra: Paga mesatare e mësuesve do të shkojë 1250 euro

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, mori pjesë në prezantimin e projektit të rilindjes se plotë të shkollës “Ismail Qemali” në Shkodër. Shkolla “Ismail...

Lajme të tjera

Web TV