Në prag të zgjedhjeve të 11 Majit, kryeministri Edi Rama i rikthehet turit të diasporës. Pasditen e kësaj të shtune, ai do të mbajë një takim me emigrantët në Kretë. Takimi nis në orën 18:00 në stadiumin “Kladiddos”.
Të dielën, më 30 Mars, kryesocialisti do të jetë në Athinë ndërsa më 13 Prill do të jetë në Milano, ku edhe do të përmbyllë turin e diasporës. Ky do jetë takimi i tretë që kryeministri bën me diasporën shqiptare në shtetin fqinj.
Turin me diasporën, kryeministri Rama e ka nisur në 12 maj 2024 nga Athina, për të vijuar më pas në 26 maj në Milano.
Në 26 tetor 2024, Kryeministri Rama zhvilloi po ashtu takimin në New York. Në 3 nëntor, Rama u takua me shqiptarët në Selanik, ndërsa në 24 nëntor me shqiptarët në Londër./e.t