Lideri i opozitës Sali Berisha pasi doli nga takimi me kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar në një deklaratë për mediat premtoi se do tu rikthejnë pronat atyre që i janë plaçkitur.
“Pas 11 majit nga vendimet e para do të jetë dyfishimi i fondit për komunitete fetare. Fond i cili është i domosdoshëm dhe u takon plotësisht. Si kundër një përpjekja madhore do të bëhet për rikthimin e pronave dhe ose kompensimin. Pronat e komuniteteve fetare janë pronat më të plaçkitura në Shqipëri”, tha Berisha.
Ai tha se i ka garantuar kreut të KMSH që falja ditën e premte të përcaktohet me ligj dhe në orar për çdo besimtar mysliman.
“Unë garantoj, garantova dhe kreun e KMSH se falja ditën e premte do të përcaktohet në ligj dhe në orar dhe çdo besimtar mysliman që dëshiron të kryejë detyrën e tij me faljen në xhami do ketë kohën e vënë për këtë destinacion. Pra nuk do mund të bëhet orari zyrtar pengese që njerëzit të falin të premten që është dita për myslimanët dhe kjo është detyrim. Do vendoset menjëherë pas 11 majit”, u shpreh Berisha./ S,M