“Do të ketë bombardime nëse nuk arrihet marrëveshje” – Donald Trump kërcënon Iranin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar Iranin me bombardime dhe tarifa të reja ekonomike nëse Teherani nuk arrin një marrëveshje me Uashingtonin për programin e tij bërthamor.

Në një intervistë telefonike për NBC News të dielën, Trump tha se zyrtarët amerikanë dhe iranianë po zhvillojnë bisedime, por nuk dha detaje të mëtejshme.

“Nëse nuk arrijnë një marrëveshje, do të ketë bombardime”, deklaroi Trump. “Por ka një mundësi që, nëse nuk bëjnë një marrëveshje, unë do t’u vendos tarifa të dyta, ashtu siç bëra katër vjet më parë”.

Gjatë mandatit të tij të parë (2017-2021), Trump e tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja e vitit 2015 midis Iranit dhe fuqive botërore, e cila vendoste kufizime të rrepta mbi aktivitetet bërthamore të Teheranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Ai gjithashtu rivendosi sanksione të ashpra ndaj Iranit. Si pasojë, Republika Islamike ka tejkaluar kufijtë e dakordësuar, duke përshkallëzuar programin e saj të pasurimit të uraniumit.

Irani ka refuzuar deri tani paralajmërimin e Trump-it për të arritur një marrëveshje ose për të përballuar pasoja ushtarake.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, cituar nga agjencia shtetërore IRNA, deklaroi të enjten se Teherani i është përgjigjur përmes Omanit një letre të dërguar nga Trump, në të cilën ai e nxiste Iranin të negocionte për një marrëveshje të re bërthamore.

Fuqitë perëndimore akuzojnë Iranin se po përpiqet fshehurazi të zhvillojë armë bërthamore duke pasuruar uranium në nivele të larta pastërtie, përtej asaj që do të ishte e justifikueshme për një program civil të energjisë bërthamore.

Nga ana tjetër, Teherani këmbëngul se programi i tij bërthamor ka vetëm qëllime paqësore dhe është i dedikuar ekskluzivisht për prodhimin e energjisë./k.k

Të fundit

Finito! Inzaghi “tradhton” Interin për milionat e Arabisë Saudite

Simone Inzaghi i thotë lamtumirë Interit pas 4 vitesh! Mbledhja e sotme me drejtuesit e klubit zikaltër dhe me...

Ç’po ndodh me Brojën? Lajmet e fundit nga kombëtarja para ndeshjes me Serbinë

Kombëtarja shqiptare e futbollit po përgatitet maksimalisht për dy ndeshjet e muajit qershor, të vlefshme për kualifikueset në Botërorin 2026. Vëmendja kryesore është në...

U largua nga PD? Adriana Kalaja publikon foto duke qëlluar me armë

Zyrtarja e lartë e Partisë Demokratike, Adriana Kalaja ka bërë një reagim sqarues në lidhje me lajmet e raportuara mbrëmjen e djeshme nga mediat,...

Tabela e votave: Me sistemin zgjedhor të Kosovës, Berisha bie me 4 mandate

Izraeli është i vetmi vend demokratik me një sistem zgjedhor të pastër proporcional kombëtar (pa ndonjë prag elektoral). Cilado nga shumë partitë izraelite që...

11 maji, Berisha kërkesë në Asamblenë e PPE: Dërgoni një mision në Shqipëri!

Kryedemokrati Sali Berisha në Asamblenë Parlamentare të PPE u drejtua me një kërkesë, që të dërgojnë një mision fakt-mbledhës në Shqipëri, i cili sipas...

Lajme të tjera

Web TV