Ndonëse fushata duhet të jetë e fokusuar te programet elektorale dhe ajo që do të sjellin ndryshe forcat politike, ashtu si çdo vitm, kryeministri Edi Rama e kanalizon në një lojë tallje, përçmimi dhe sulmi ndaj kundërshtarit.
Pas shout me Bashën, Rama sot ka publikuar një video të animuar duke ironizuar Berishën, Lapajn dhe Bashën.
“MIRËMËNGJES, dhe duke i falenderuar dy të rinjtë që ma dërguan këtë krijim të bukur, për Bufin dhe shokët e tij, si edhe duke ua plotësuar dëshirën që ta ndaj me të gjithë ju, pikërisht në ditën tradicionale të Teatrit të Kukullave, ju uroj të diel të buzëqeshur”, shprehet ai.
Dialogu në videon e animuar
Berisha: Jemi këtu për t’i bindur të gjithë se unë jam ai që mund ta drejtojë Shqipërinë në Bashkimin Evropian.
Lapaj: Në rregull, po pse dukesh si ai gogol? Je maskuar?
Berisha: Përkundrazi, e hoqa maskën?
Lapaj: Habi e madhe, po çdo bëjmë tani?
Berisha: Dalim në skenë, vetëm të shpresojmë që… oh jo, paska hyrë përpara ky mafiozi…!
Rama: Vlerat e Shqipërisë janë vlerat e Bashkimit Europian dhe jam krenar që puna që kemi bërë së bashku po e sjell vendin tonë të dashur në këtë familje! (duke folur nga podiumi)
Lapaj: Duhet ta ndalim! Jepi! Shpërthe me ç’të vjen në gojë!
Berisha: Yhyhyhy…!
Nga salla: Kush e lejoi atë zog kënete aty?!
Lapaj: Nuk është zog kënete, është Sali Berisha!
Basha: Ahahaha… jam gjallë, menduar se më kishte ndodhur diçka, por jo, jam gjallë dhe tani është radha imë për të…
Berisha: Në fakt, unë e zura mat, por BE-ja është e shitur…!
Lapaj: Ti do më marrësh më qafë, si more Lulin…!