Inter thyen 2-1 Udinesen, në sfidën e luajtur në Milano. Zikaltërit e nisën ndeshjen “zjarr” dhe shënuan dy herë, me golat “fotokopje” të Arnautovic dhe Frattesi.
Miqtë u futën në lojë me golin e Solet, por pa mundur dot t’i ndryshojnë rrjedhën takimin. Ekipi i Inzaghit kryeson me 67 pikë, në krye të klasifikimit të Serie A./ D.C