Lista e kandidatëve të PD/ Berisha spostoi fituesit, por blindoi humbësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marrëveshja me aleatët e ka patur një faturë të kripur për demokratët. Doktori përdori kuotat e tyre brenda koalicionit për të mbyllur listat e hapura.

40% e listës së hapur të koalicionit madhështor, kanë siglën e aleatëve të Partisë Demokratike. Shumica kandidatë kontrabandë të pavotuar ose të dështuar në primare, të cilët kanë zënë vendet e demokratëve të votuar.

Tirana, nga 81 kandidatë në primare, ka vetëm 25 në lista. 12 të tjerë, janë aleatë si Ilir Meta, Shpëtim Idrizi apo kushëriri i Elvis Rroshit ose anonimë si Rivelino Çuno,

Altin Goxhaj e Mhill Gecaj, që do të sfidojnë demokratët Jorida Tabakun, Dhurata Çupin e Ilir Alimehmetin. Ndërsa më i votuari i primareve, Hysen Kadiu iku nga çdo listë.

Rasti më i çuditshëm është ai i Beratit. Lista e hapur ka vetëm 2 demokratë dhe 5 aleatë. 3 nga këta të fundit as nuk morën pjesë në primare, ndërsa dy të tjerë dështuan, por u futën në lista nëpërmjet partive të vogla.

Berati shfaq edhe qokat familjare në PD. Deputeti Kasëm Mahmutaj nuk pranoi të hyjë në garë, por nipi i tij Parid Mahmutaj do të jetë në listë pa primare, nën siglën e Partisë Republikane.

Vlora dhe Fieri kanë 50% të listës së hapur me aleatë. Fredi Beleri në marrëveshje me Berishën zhbëri për herë të dytë primaret e PD, dhe regjistroi me siglën e Vangjel Dules, kandidatin fasadë të tij, Petro Gjikurinë.

Edhe Arben Ristani në Gjirokastër, gjeti strehë tek Vangjel Dule e u konvertua në grek, për të hyrë në listën e hapur. Në Durrës, nëpërmjet siglës së Mediut, Berisha ka futur ish-deputetin socialist, Pëllumb Shullazin.

Kurse në Fier, një kandidate me 30 vota në primare u fut në lista me një parti aleate. E njëjta ka ndodhur edhe në Elbasan. Një kandidate demokrate me vetëm 9 vota në primare, është regjistruar nën siglën e Partisë së Agron Dukës në listë të hapur.

Lexo edhe :  Rama deklaroi se "TikTok" u mbyll në çdo telefon smart, Berisha: Unë e kam në rregull

Por listat e koalicionit, kanë edhe kandidatë nën siglën e Partisë Demokratike, të cilët as nuk u provuan në primare, si tenori Armaldo Kllogjeri, zëri i të cilit duket më i vlefshëm se votat e Dashnor Sulës/    S,M

Të fundit

Ndryshon vlera e “Kartonit Jeshil” për të shkuar në Maqedoninë e Veriut/Ja sa do kushtojë

Duke filluar nga data 1 Prill 2025, qytetarët shqiptarë do të kenë mundësinë të lëvizin drejt Maqedonisë së Veriut...

Fushatë/Berisha “fryn” portofolin e shqiptarëve: Do rrisë pagat dhe ul çmimin e naftës

Kryetari i PD, Sali Berisha ka premtuar heqjen e taksës mbi karburantin dhe vendosjen e një çmimi referencë në pikat e shitjes. Po ashtu...

Momente paniku: Një grua tenton të hapë derën e avionit, piloti bën ulje emergjente

Avioni me linjën Bali-Melburn është detyruar që të bëjë ulje emergjente pasi një pasagjere tentoi të hapi derën e avionit. Një avion i kompanisë ajrore...

Dibër/ 31-vjeçari ndërroi jetë pasi ra në kontakt me rrymën elektrike teksa punonte

Një 31-vjeçar nga fshati Rrenxë i Dibrës ndërroi jetë një ditë më parë  pasi dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike teksa po...

Vajtimi mbulon Mianmarin! Shpresat për të mbijetuar shuhen

Një minutë heshtje është mbajtur në Mianmar për më shumë se 2700 personat që humbën jetën nga tërmeti shkatërrues me magnitudë 7.7 ballë të...

Lajme të tjera

Web TV