Mijëra besimtarë humbën faljen e namazit për shkak të ndërrimit të orarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar pasi mijëra besimtarë humbën faljen e namazit për shkak të ndërrimit të orarit të nisjes së ceremonisë. Në reagimin e mëposhtëm thuhet se KMSH merr përgjegjësinë për moszbatimin e orarit të faljes së namazit të Bajramit sipas lajmërimit të bërë më parë, ndërsa shton se kjo u shkaktua për arsye teknike të komunikimit në Sheshin Skënderbej.

Ndërkohë në postimin e tyre, KMSH udhëzon besimtarët myslimanë se si të veprojnë në këtë, pra në humbjen e faljes së namazit pas një muaj agjërimi. Sipas tyre besimtarët që nuk arritën të falin namazin, mund ta falin ditën e parë të bajramit ose ditën e dytë në kohën e paradites, duke nisur tek rreth 30 minuta pas lindjes së diellit deri rreth 30 minuta para se të hyjë vakti i drekës.

POSTIMI I PLOTË: 

Reagim mbi shqetësimin e besimtarëve në lidhje me faljen e Namazit të Bajramit në Sheshin Skënderbej

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, duke marrë përsipër përgjegjësinë për moszbatimin e orarit të faljes së namazit të bajramit në mënyrë konçize sipas lajmërimit të bërë më parë, ndan shqetësimet mëse me vend të besimtarëve. Kjo është një ngjarje që ka ndodhur për herë të parë në organizimin e bajramit, e cila u shkaktua për arsye teknike të komunikimit në Sheshin Skënderbej.

Krahas kësaj shprehim sqarimin e mëposhtëm se si të veprojnë besimtarët në këtë rast.

Në histori ka ndodhur shumë herë që një pjesë e besimtarëve të mos arrijnë faljen e namazit të bajramit. Kjo ka ndodhur edhe në kohën e Profetit (s.a.s), ku Enes b. Malik (r.a) nuk e ka arritur faljen e namazit të bajramit. Profeti (a.s) i ka treguar atij që ta falë namazin në shtëpi individualisht ose kolektivisht së bashku me familjen e tij, pa mbajtur hytbe. Dhe Enes b. Malik (r.a) e ka falur namazin e bajramit së bashku me familjen e tij.

Shumica e juristëve bazuar në këtë transmetim “hasen” të gjendur në veprën el-Musannef i Ibn Ebu Shejbe dhe mendimit që ndajnë Ibn Abbas, Ibn Mes’ud dhe Ali Ibn Ebu Talib (r.a), kanë shprehur se kush nuk ka arritur ta falë namazin e bajramit me bashkësinë e bësimtarëve, mund ta falë atë, në formën tradicionale, individualisht ose së bashku me familjarët.

Çdo besimtar që nuk ka arritur të falë namazin e bajramit ditën e sotme, mund ta kryejë atë ashtu siç ka vepruar Enes b. Malik (r.a), ditën e parë të bajramit ose ditën e dytë në kohën e paradites, duke nisur tek rreth 30 minuta pas lindjes së diellit deri rreth 30 minuta para se të hyjë vakti i drekës.

Duke shprehur ndjesën tonë për rastin në fjalë, kërkojmë mirëkuptimin tuaj të vyer. Ju urojmë edhe një herë Gëzuar Festën e Fitër Bajramit!

Mëngjesin e sotëm në sheshin “Skënderbej” në kryqytet besimtarët myslimanë kanë falur namazin e Fitër Bajramit. Por mijëra të tjerë e kanë humbur momentin e ceremonisë së faljes, për shkak të ndryshimit të papritur të orarit të njoftuar për nisjen e ceremonisë.  Komuniteti Mysliman i Shqipëris kishte lajmëruar faljen e Bajramit në orën 7:30 në sheshin Skënderbej. Ndërkohë sot drejtues të këtij komuniteti e kanë falur namazin në orën 7:15, duke lënë mijëra besimtarë pa kryer ritin për të cilin kishin mbërritur në qendër të kryeqytetit. Kjo është hera e parë që një skandal i tillë ndodh, ndërkohë që arsyet e ndryshimit të orarit të faljes ende nuk dihen, ose më saktë, i dinë vetëm drejtuesit e Komunitetit Mysliman.

Lexo edhe :  Shtyhet afati për Deklaratën 'DIVA 2024'/ Ja data e re për tatimpaguesit

Në rrjetet sociale, qytetarët e kanë cilësuar këtë si akti më i shëmtuar dhe i papërgjegjshëm ndaj mijëra besimtarëve që ishin mbledhur në sheshin Skënderbej për të kryer ritin e faljes së Bajramit. Të shumta kanë qenë komentet që kanë kritikuar ndryshimin e orarit, ku disa prej tyre kanë kërkuar që personat përgjegjës të japin dorëheqjen.

“Ju muloft turpi sa të keni jetën!”, “Skandal, turp tju vije dhe Zoti ju gjykofte per kete qe keni bere sot. Nuk arritem ta falnim dot. Turp sakrifikuam muajin dhe morem mbrapsht kete paturpesi. Dikush te mbaj pergjegjesi e te japi doreheqje”, “Pse e falet me heret , turp i madh as me organizu nuk dini, turp i madh nuk respektuat besimtaret per sakrificen qe ben nje muaj”, “Sa rremuje ka qene sot. Mezi kapem namazin. Ska bere vaki si asnjehere. As shtresa namazi lere qe Zeri sdegjohej fare ne fund.”, “Gratë i latë pa namaz! Filluat herët dhe audio skandal.”, ishin disa nga komentet në videon e faljes së namazit të postuar nga KMSH./    S.M

Të fundit

Ndryshon vlera e “Kartonit Jeshil” për të shkuar në Maqedoninë e Veriut/Ja sa do kushtojë

Duke filluar nga data 1 Prill 2025, qytetarët shqiptarë do të kenë mundësinë të lëvizin drejt Maqedonisë së Veriut...

Fushatë/Berisha “fryn” portofolin e shqiptarëve: Do rrisë pagat dhe ul çmimin e naftës

Kryetari i PD, Sali Berisha ka premtuar heqjen e taksës mbi karburantin dhe vendosjen e një çmimi referencë në pikat e shitjes. Po ashtu...

Momente paniku: Një grua tenton të hapë derën e avionit, piloti bën ulje emergjente

Avioni me linjën Bali-Melburn është detyruar që të bëjë ulje emergjente pasi një pasagjere tentoi të hapi derën e avionit. Një avion i kompanisë ajrore...

Dibër/ 31-vjeçari ndërroi jetë pasi ra në kontakt me rrymën elektrike teksa punonte

Një 31-vjeçar nga fshati Rrenxë i Dibrës ndërroi jetë një ditë më parë  pasi dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike teksa po...

Vajtimi mbulon Mianmarin! Shpresat për të mbijetuar shuhen

Një minutë heshtje është mbajtur në Mianmar për më shumë se 2700 personat që humbën jetën nga tërmeti shkatërrues me magnitudë 7.7 ballë të...

Lajme të tjera

Web TV