Jorge Jesus do të drejtojë Al Hilal edhe në Botërorin e Klubeve dhe më pas pritet të zyrtarizohet në krye të kombëtares braziliane, ku synimi kryesor është të fitohet Kupa e Botës për herë të gjashtë.
Shkarkimi i Dorival Junior ka bërë që Federata Braziliane e Futbollit të mendojë për një trajner të ri për ekipin kombëtar. Dëshira e madhe e tyre është Carlo Ancelotti, por italiani e ka të vështirë të ndahet nga Real Madrid dhe ende nuk ka dhënë një konfirmim.
Orët e fundit ne skenë ka dalë portugezi Jorge Jesus, trajneri i mirënjohur që për momentin drejton Al-Hilal në Arabinë Saudite dhe që në korrik mbush 71 vjeç. Edhe eksperti i merkatos, Fabrizio Romano raporton se kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Brazilit është Jorge Jesus.
70-vjeçari do të drejtojë Al Hilal edhe në Botërorin e Klubeve dhe më pas pritet të zyrtarizohet në krye të kombëtares braziliane, ku synimi kryesor është të fitohet Kupa e Botës për herë të gjashtë.
Jorge Jesus është një trajner me shumë eksperiencë, pasi ka drejtuar dhe ka arritur suksese me disa klube në Europë. Suksesin me të madh e ka arritur me Benfican, klub të cilin e ka drejtuar për dy herë, 2009-2015 dhe për herë të dytë në sezonin 2020-2021.
Ai ka drejtuar dhe klube të tjera të njohur si Braga, Sporting apo Fenerbahce.