Spiropali uron besimtarët për Fitër Bajram: Toleranca është një realitet dhe jo slogan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja Kuvendit, Elisa Spiropali ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit. Në një komunikim për mediat, ajo u shpreh se kjo është një ditë që rrezaton përtej komunitetit mysliman.

“Kjo është një ditë që rrezaton përtej komunitetit mysliman. Gjej rastin të uroj të gjithë shqiptarët në Shqipëri e diasporë, në trevat shqiptare, në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi, në Luginën e Preshevës në Greqi e kudo, sepse festat i kemi ndarë me njëri tjetrin pavarësisht besimit fetar.

Është një dëshmi e qartë sesi toleranca mes komuniteteve është një realitet dhe jo slogan. Uroj Komunitetin Mysliman Shqiptar, një komunitet që rrezaton këtë tolerancë duke qenë një faktor progresi që nxit harmoninë fetare dhe jo përçarjen, një komunitet që mundohet ti bashkojë të gjithë rreth festave. Dua ti uroj të gjithë shqiptarët, pavarësisht besimit për shëndet, gëzime, mbarësi dhe më shumë dashuri në jetët e tyre”, tha kryetarja e Parlamentit./    S,M

Të fundit

Kina: Pavarësia e Tajvanit nënkupton luftë

Kina paralajmëroi sot se përpjekjet për të siguruar pavarësinë e Tajvanit do të çonin në luftë, me ushtrinë e...

Mungoi dëshmitari,shtyhet në afat të pacaktuar gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Në mungesë të dëshmitarit të fundit të ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në rastin e gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të...

Përplasjet/Rihapet Gjadri, feston Meloni dhe Rama

Pas muajsh debatesh dhe kundërshtimesh nga opozita në Shqipëri dhe Itali, Komisioni Evropian ka konfirmuar se qendrat për emigrantët në Gjadër është në përputhje...

Pedri “përulet” para Xavit dhe Iniestës: “I kam idhuj, por nuk jam në nivelin e tyre”

Barcelona dominoi Gironën të dielën pasdite në derbin e Katalonjës 4-1. Për të disatën herë në këtë sezon, tifozët blaugrana kënduan edhe një herë emrin...

Sulmi me granata ndaj godinës së Postës së Kosovës në Zveçan,reagon Kurti:Radoiçiç i lirë

Kryeministri Albin Kuti ka reaguar në lidhje me sulmin e ndodhur sot ndaj godinës së Postës së Kosovës në Zveçan. Ai ka dënuar sulmin, ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV