Stuhia e breshrit dëmton mijëra pemë frutore dhe vreshta në fshatrat e Librazhdit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një pjesë e madhe e fshatrave të Njësisë Administrative Polis në bashkinë e Librazhdit u përfshinë pasditen e të dielës nga moti i keq i shoqëruar me reshje të dendura dhe stuhi e cila u pasua me rënie breshëri për rreth 30 minuta në fshatin Gurëshpatë dhe rrethinat e tij.

Si pasojë e rënies së breshrit u shkatërruan pemëtaria dhe vreshtat e kësaj zone të cilat ishin në fazën e lulëzimit të plotë.

Paraprakisht, sipas burimeve zyrtare dëmet e shkaktuara nga stuhia e breshrit janë mjaft të mëdha dhe për këtë vit moti i keq ky fenomen natyror ka shkatërruar plotësisht prodhimin e pritshëm të pemëve frutore dhe vreshtave në këtë rajon.

bresher 3

Stuhia e breshrit që përfshiu një pjesë të fshatrave të Njësisë Administrative Polis të bashkisë së Librazhdit nga ora 17:00-17:30 rezultoi fatale për pemëtarinë dhe vreshtarinë e kësaj zone për këtë vit.

Nga pasojat e stuhisë janë prekur disa qindra familje fermerësh të kësaj zone mes të cilave janë edhe disa dhjetëra që kanë investuar së tepërmi në krijimin e plantacioneve me pemë frutore.

bresher 1

Demi financiar i tyre për shkak të fatkeqësisë natyre është jashtëzakonisht i madh dhe shpresa e vetme për ta mbetet kompensimi i këtij dëmi nga shteti.

Gjithsesi këtë fillim javë emergjencat civile do verifikojnë në terren dëmet e shkaktuara nga breshëri i të dielës në fshatin Gurëshpatë dhe në disa lagje të fshatrave të tjerë të Polisit të Librazhdit./k.k

Të fundit

Trump edhe në një mandat të tretë? Çfarë thonë ligjet në SHBA

Donald Trump thotë se nuk po bën shaka rreth kërkesës së tij për të shërbyer një mandat të tretë...

“Zvogëlohet nga frika, sa një grusht”, Çupi: Berisha, kasap politik që ka përdorur votën

Gazetari dhe analisti i cështjeve politike, Frrok Cupi tha për një emision televiziv se Berisha është një kasap politik i cili me votën e...

Problemi real i PD-së? Nuk e ka mbiemrin Berisha!

Nga Ylli Pata Një dimension politik në Shqipëri, të cilit nuk i është dhënë pesha e caktuar e analizës, apo e shpjegimit në opinion, është...

1 Prilli/ Historia e ditës së mbushur me shaka e të qeshura

1 Prilli kujtohet në mbarë botën si Dita e Gënjeshtrave, një ditë e mbushur me të qeshura, shaka dhe lumturi. Në këtë ditë, njerëzit...

Artisti që shënjoi një periudhë historie

Nga Ben Andoni Rikard Ljarja nuk ka luajtur në të gjallë asnjë rol heroi të famshëm, personazh-simbol historik apo ndonjë nga figurat mitike të vendit....

Lajme të tjera

Web TV