“Do e pësojnë nëse sulmojnë”, lideri suprem iranian i përgjigjet kërcënimit amerikan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Irani i është përgjigjur kërcënimit të presidentit amerikan, Donald Trump, me të njëjtin ton. Lideri suprem, Ajatollahu Ali Khamenei, thekson se vendi i tij do të reagojë ashpër nëse SHBA-të sulmojnë Iranin.

“Kombet anembanë botës po shprehin zemërim dhe zhgënjim bazuar në informacionin që kanë. Ka shumë çështje dhe ngjarje për të cilat shumë kombe nuk janë plotësisht të vetëdijshme. Ndjenjat anti-sioniste dhe anti-SHBA që shihen në rrugët e Europës dhe Shteteve të Bashkuara burojnë nga njohuritë e kufizuara.

Më shumë vetëdije mund të çojë në më shumë veprime. Gjithçka që po them është se ky grupim i ashpër duhet të largohet nga Palestina. Armiqësia nga SHBA dhe Izraeli ka qenë gjithmonë aty. Ata kërcënojnë se do të na sulmojnë, gjë që nuk mendojmë se është shumë e mundshme, por nëse bëjnë ndonjë të keqe, me siguri do të marrin një goditje të fortë reciproke. Nëse ata po mendojnë të shkaktojnë trazira brenda vendit si në vitet e kaluara, vetë populli iranian do të merret me ta. Njësoj si më parë”, tha lideri suprem i Iranit./E.T

Të fundit

Aktorja Ema Andrea nderohet me çmimin prestigjioz në Itali

Aktorja e njohur shqiptare, Ema Andrea, është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”, për interpretimin e...

Zjarr në Radhimë/ Digjen dy beach bare, rrezikohet nga flakët edhe një hotel

Një zjarr i madh është regjistruar pasditen e sotme në Radhimë. Mësohet se zjarri ka rënë në një subjekt plazhi. Zjarrfikëset kanë bërë me...

Tragjedia në Koçan! Ndërron jetë dhe një person, shkon në 62 numri i viktimave

Ministria e Shëndetësisë njofton se, sipas informatave nga Akademia Ushtarake Mjekësore në Beograd, sot paradite ka ndërruar jetë nga plagët e marra Stojançe Stefanov...

Nipërit e Agron Kapllanajt sulmuan agjentët e BKH, Prokuroria e Fierit nis hetim

Prokuroria e Fierit regjistron procedim penal ndaj dy personave, pas përplasjes së njerëzve të Agron Kapllanajt me hetuesin e BKH dhe policët në Fier...

Gjermania mesazh politikanëve shqiptarë: Njoftoni 10 ditë para për takimet me emigrantët

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve lidhur me një note verbale të mbërritur nga qeveria gjermane, që...

Lajme të tjera

Web TV