KKT miraton lejet për kullat e reja! ‘Dritë jeshile’ edhe HEC-it në Roskovec

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në mbledhjen e fundit, Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar disa leje zhvillimi dhe ndërtimi në vend.

Bëhet fjalë për leje për komplekse, rezidenca, struktura hoteliere, HEC-e, park dhe impiante fotovoltaike nga Tropoja në jug.

Ndërkohë është miratuar edhe projekti i për HEC-in në Roskovec, që do të ndërtohet nga biznesmeni dhe botuesi pranë Berishës Bashkim, Ulaj.

Lejet e miratuara nga KKT:
1. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Godinës për DRSHTRR Fier – Dega Lushnje, kapanon për kontrollin fizik dhe teknik”, me vendndodhje në Bashkinë Lushnjë, me zhvillues shoqërinë “PMG” sh.p.k.
2. Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Plani i ndërhyrjeve në hyrje të Shkodrës dhe projekti i rikualifikimit të Bregut Perëndimor të Liqenit të Shkodrës, Zona 1B, Parku i Rekreacionit”, me vendndodhje në Bashkinë Shkodër, me zhvillues Bashkinë Shkodër.
3. Leje Ndërtimi për objektin: “Rikualifikimi i Bregut Perëndimor të Liqenit të Shkodrës, Zona 1C, Muzeu i Navigimit”, me vendndodhje në Bashkinë Shkodër, me zhvillues Bashkinë Shkodër. 4. Leje Ndërtimi për objektin: “Rikostruksioni i segmentit të parë të Linjës 110 kV Ballsh – Memaliaj”, me subjekt zhvillues Operatorin e Sistemit të Transmetimit “OST” sh.a.
5. Leje Zhvillimi për objektin: “Qendër biznesi, Magazina frigoriferike dhe përpunimi fruta dhe perime”, me vendndodhje në Bashkinë Lushnje, me subjekt zhvillues Bashkinë Lushnje.
6. Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi 6 kate mbi tokë me 1 kt nëntokë, me kosto të ulët dhe eficencë energjie”, me vendndodhje në Bashkinë Lushnje, me subjekt zhvillues Entin Kombëtar të Banesave.
7. Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks shërbimi bletari dhe agroturizëm me 1, 2 dhe 4 kate mbitokë, parkim nëntokë dhe mur rrethues”, me vendndodhje në fshatin Dukat, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Ameti” sh.p.k. 8. Leje Ndërtimi për objektin: “Dukagjini Resort” Faza 2, Objekt me funksion hoteleri dhe kazino me 2, 4, 6 dhe 7 kate mbi tokë me 2 kate nëntokë, me vendndodhje në Bashkinë Lezhë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Dukagjini Group” sh.p.k.
9. Leje Ndërtimi për objektin: “Im Rezidence” – Godinë shërbimi dhe banimi 21, 24, 26 kate me 6 kate parkimi nëntokë, me vendndodhje Rrugën Komuna e Parisit, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “TDT & Partners” sh.p.k.
10. Leje Ndërtimi për objektin: “Corner Selita Residence”, Objekt banimi dhe shërbimesh 9 kate mbitokë dhe 2-3 kate nëntokë, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Vena Konstruksion” sh.p.k.
11. Leje Ndërtimi për objektin: “Smile Hotel dhe shërbime”, me vendndodhje në Sauk, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Tech and Smile Provider” sh.p.k.
12. Leje Ndërtimi për objektin: “Objekte banimi, zyra, hotel dhe shërbime 7-34 kate mbitokë me 2 kate parkim nëntokë, me vendndodhje në “Bulevardin e Ri”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Startek” sh.p.k.
13. Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë banimi dhe shërbimesh 18 kate mbi tokë dhe 3 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Yzberish, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Euro Beton group” sh.p.k.
14. Leje Ndërtimi për objektin: “Oberon Tower”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Ober” sh.p.k.
15. Leje Ndërtimi për objektin: “Rezidenca “Sima Tower”, me vendndodhje në Rrugën “Bedri Karapici”, Bashkia Tiranë”, me subjekte zhvilluese shoqëritë “Sima – Comp Alb” sh.p.k dhe “Alb Vizion Construction” sh.p.k.
16. Leje Ndërtimi për objektin: “AbA 2”, Kompleks Banimi me godina 2 – 3 kate mbi tokë dhe 1 kat parkimi nëntokë, me vendndodhje në Rrugën e Turdive, Njësia administrative Farkë, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kontakt” sh.p.k.
17. Leje Ndërtimi për objektin: “Flag Bay”, Kompleks turistik dhe rezidencial me 3, 4, 8, 14 kate mbi tokë dhe 2 kate nëntokë, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Koloss Konstruksion” sh.p.k.
18. Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë hotelerie 6 kate mbi tokë dhe 2 kat nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën e Plazhit, Borsh, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Baron Invest” sh.p.k.
19. Leje Ndërtimi për objektin: “Guri Tower”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Midha” sh.p.k
20. Leje Ndërtimi për objektin: “Flatiron of Vlora”, Zhvillim kompleks për ndërtimin e ambjenteve të reja me funksion banim dhe shërbime prej 20 dhe 21 katesh mbi tokë dhe 4 katesh nëntokë, me vendndodhje në Rrugën “Dhimitër Konomi”, Bashkia Vlorë, me subjekte zhvilluese shoqëritë “Kumi Konstruksion” sh.p.k, “Semajo” sh.p.k dhe “Eve Construction” sh.p.k.
21. Leje Zhvillimi për objektin: “Hotel 1, 3 dhe 4 kate mbi tokë me 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Shkodër, me subjekt zhvillues Znj. Aida Gjeçaj.
22. Leje Ndërtimi për objektin: “Banesa individuale me 1, 2 dhe 3 kate mbi tokë dhe 1-2 kat nëntokë, me pishinë dhe mur rrethues”, me vendndodhje në Sauk, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues Z.Ermal Peti.
23. Leje Zhvillimi për objektin: “Hotel 5 kate mbi tokë me 2 kat nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Adis Konstruksion” sh.p.k.
24. Leje Ndërtimi për objektin: “Urban Millefeuille”, me vendndodhje në Rrugën “Siri Kodra”, Bashkia Tiranë, me subjekte zhvilluese shoqëritë “Glob-3x” sh.p.k dhe “Artech Group” sh.p.k.
25. Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt me funksion banimi dhe shërbimi me 1, 2, 3,17, 18, 19, 20, dhe 21 kat mbi tokë dhe 2 kat nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën e Shkodrës, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Xhajs Tirana” sh.p.k.
26. Leje Ndërtimi për objektin: “Fort Farkë”, Kompleks rezidencial banimi 1, 2, 3, 4 kate me 1 kat parkim nëntokë, me vendndodhje në Farkë, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Kastrati Construction” sh.p.k.
27. Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi 12 – 13 kate mbi tokë, me 5 kate pjeserisht nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekte zhvilluese shoqëritë “Kumi Konstruksion” sh.p.k, “Semajo” sh.p.k dhe “Eve Construction” sh.p.k.
28. Leje Ndërtimi për objektin: “Fruit Depo Building”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Al-Point” sh.p.k.
29. Leje Ndërtimi për objektin: “Rezidenca turistike dhe hotel 1-6 kate mbi tokë dhe 2 kate nëntokë, me tarraca të shfrytëzueshme, me mur rrethues dhe pishinë”, me vendndodhje në Radhimë, Bashkia Vlorë, me zhvillues Z. Adrian Resulaj.
30. Leje Ndërtimi për objektin “Godina multifunksionale, 1, 6, 7-12, 26 & 31k”, me 2 kat nëntokë, me vendndodhje në Rrugën “29 nëntori”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Concord Investment” sh.p.k
31. Leje Ndërtimi për objektin: “Embassy Tower” – Godinë banimi dhe shërbimi me 47 kate mbi tokë dhe 7 kate nëntokë, me vendndodhje pranë Rrugës së Elbasanit, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë ”Hanxhari Group” sh.p.k.
32. Leje Ndërtimi për objektin: “Salterra”, Zhvillimi i një kompleksi ndërtimesh të përbërë nga 2 objekte hoteleri, shërbime dhe rezidencial 13 dhe 24 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë”, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Turi M.Z.B” sh.p.k.
33. Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks rezidencial 11 dhe 13 kate mbitokë dhe 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Zenel Murra”, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Regina Group Construction” sh.p.k.
34. Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi me 18 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Pjeza 2022” sh.p.k.
35. Leje Ndërtimi për objektin: “Rezidencën “Gate of Shkodra”, me vendndodhje në Rrugën “Mbreti Gent”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Al Invest” sh.p.k.
36. Leje Ndërtimi për objektin: “Great Ring Rock” – Godinë banimi dhe shërbimi me 32 kate mbi tokë, me vendndodhje pranë Rruges “Teodor Keko”, Bashkia Tiranë, me subjekte zhvilluese shoqëritë “Albus Invest” sh.p.k dhe “Loraldo” sh.p.k.
37. Leje Ndërtimi për objektin: “Radisol Residence”, me vendndodhje në Radhimë, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Al – Vek” sh.p.k.
38. Leje Zhvillimi për objektin: “Objekt banimi 3, 4, 5, 6, 7 kate mbi tokë me 2 kate parkim”, me vendndodhje në Lagjen Ujë i Ftohtë Vlorë, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Tozaj Konstruxion-Vi” sh.p.k.
39. Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi, shërbim dhe hoteleri, 12 dhe 13 kate mbi tokë, me 3 kate parkimi nëntokë, pishinë dhe mur rrethues”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Hekla” sh.p.k.
40. Leje Ndërtimi për objektin: “Glow Tower”, Godinë banimi, shërbimi dhe hotelerie 25 kate mbi tokë me 6 kat nëntokë, me vendndodhje në Rrugën “Zenel Bastari”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Glob 3x” sh.p.k.
41. Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë hotelerie dhe rezidencë turistike, 4 kate mbi tokë dhe 1 kat nën tokë me mur rrethues dhe pishinë”, me vendndodhje në Rradhimë, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Regina Group Construction” sh.p.k.
42. Leje Ndërtimi për objektin: “Shtesë anësore 1, 2 dhe 3 kate mbi tokë me 1 dhe 2 kat nëntokë në objektin ekzistues 2 dhe 3 kate me 2 kat nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Tirana East Gate” sh.p.k.
43. Leje Ndërtimi për objektin:“Godinë banimi dhe shërbimesh 3, 5 dhe 6 kate mbi tokë, me 2 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Hamdi Sina”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Mema Invest” sh.p.k.
44. Leje Ndërtimi për objektin:“Godinë banimi dhe shërbimesh me 3, 5, 6 dhe 7 kate mbi tokë, me 2 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Hamdi Sina”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Fz Construction” sh.p.k
45. Leje Ndërtimi për objektin:“Kulla Parisi i Ri” objekt me funksione komplekse, shërbime, zyra dhe rezidenciale me 35 kate mbi tokë me 5 kate nëntokë, me vendodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues “Sara-El” sh.p.k
46. Për miratimin e ndryshimin e projektit gjatë ndërtimit për objektin:“Godinë banimi dhe shërbimesh 15 kate mbi tokë dhe papafingo me 4 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Al-Konstruksion Group” sh.p.k.
47. Për miratimin e disa ndryshimeve në Lejen e Zhvillimit për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimesh 11, 12, 13, 14, 15 dhe 16 kate mbitokë, me 3 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bulevardin “Gjergj Fishta”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Arlis Ndërtim” sh.p.k.
48. Për miratimin e disa ndryshimeve në Lejen e Zhvillimit për objektin: “Hotel me 7 kate mbi tokë, me 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Val Deti”, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues Z.Erion Keçi.
49. Për miratimin e ndryshimit të projektit gjatë ndërtimit dhe shtyrjes së afatit për objektin: “Nukli 34”, pjesë e Resortit turistik “Green Coast 1”, me vendndodhje në Palasë, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Green Coast” sh.p.k.
50. Për miratimin e shtyrjes së afatit për objektin: “Rikonstruksion i ndërtesës ekzistuese dhe ngritje katesh në objektin ekzistues”, me vendndodhje në Bashkinë Tropojë, me zhvillues Z. Avni Ponari.
51. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i Hec Nica”, me kapacitet prodhues 1300 KW me vendndodhje Bashkia Pogradec, me subjekt zhvillues shoqërinë “Jova Company” sh.p.k.
52. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimin e hidrocentraleve “Hec Lajthia, Domje dhe Kolejsan”, me vendndodhje në rrjedhën e përroit të Thatë, Bashkia Kukës”, me subjekt zhvillues shoqërinë “AL Can Hydropower energy” dhe “Fybek” sh.p.k.
53. Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë Aparthotel dhe shërbime parkimi”, me vendndodhje në Rrugën “Idriz Alidhima”, Bashkia Sarandë, me subjekt zhvillues shoqërinë “S.E.G Ahmeti” sh.p.k.
54. Leje Ndërtimi për objektin: “Ndërtimi i impiantit gjenerues fotovoltaik “Helois Energy” me kapacitet prodhues 2MW”, me vendndodhje në Darzezë, njësia administrative Dërmenas, Bashkia Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Eurotech Innovation”sh.p.k
55. Leje Zhvillimi për objektin: “Park fotovoltaik “Aeroporti i Kukësit” me kapacitet prodhues 12MW,” me vendndodhje në Bashkinë Kukës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Global Technical Mechanics”sh.p.k
56. Leje Zhvillimi për objektin: “Impiant fotovoltaik “Spitalla Solar” me kapacitet prodhues 100MW,” me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Spitalla Solar” shpk.
57. Leje Ndërtimi për objektin: “Impiant fotovoltaik “Veko Energy” me kapacitet prodhues 2MW,” me vendndodhje në Darzezë, Bashkia Fier, me subjekt zhvillues shoqërinë “Veko” shpk.
58. Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt magazinimi 1-2-3 kate me 2 vendroje dhe mur rrethues”, me vendndodhje në Bashkinë Vorë, me zhvillues Z. Genc Muça.
59. Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt industrial 1 dhe 2 kat me mur rrethues”, me vendndodhje në Kashar, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Pajtoni” sh.p.k
60. Për miratimin e Rishikimit të Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Korçë.
61. Për miratimin e Rishikimit të Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Kamëz.
62. Për unifikimin procedurave për Lejet e strukturave të shërbimit në stacioneve të plazhit.
/e.t

Të fundit

Horoskopi i ditës së shtunë, 12 prill 2025

Dashi Sot duhet t’i bëni vetes shumë pyetje të rëndësishme, Universi po ju shtyn në udhëtimin tuaj të vetë-zbulimit. Nëse...

SHBA ndërton ‘bishën’ Frankenjet, avioni luftarak ngrihet nga rrënojat e F-35 dhe AF-27

Forcat Ajrore Amerikane kanë blerë një lloj të ri avioni luftarak, unik në botë. Ai është i ashtuquajturi "Frankenjet", një luftëtar stealth F-35A i...

Zbulimi shokues në pikën më të thellë të detit Jon

Një ekspeditë shkencore në pikën më të thellë të Mesdheut në Detin Jon ka zbuluar një realitet shqetësues: mbetjet njerëzore kanë depërtuar deri në...

Thirrja e Trump/ Ndaloni ndërrimin e orës, është shumë e kushtueshme!

Donald Trump ka risjellë propozimin e tij për të bërë të përhershme kohën e kursimit të ditës, duke sugjeruar që të shtohet një orë...

Skandal në Itali/ 12 futbollistë të Serisë A, pjesë e skemës së basteve të paligjshme

Futbollin italian është përfshirë në një skandal të madh pas një hetimi të thelluar të Prokurorisë së Milanos, që ka zbuluar një rrjet të...

Lajme të tjera

Web TV