Në vend të të pandehurës Monika Kryemadhi, që tha se po merret me filma erotikë, po kandidon Ilir Meta nga burgu, ku SPAK dhe GJKKO e kanë futur për korrupsionin, pastrim parash, pasuri të paligjshme e fshehje të tyre si dhe lobime të fshehta financiare me qarqet mafioze ruse- qipriote…
Edhe parlamenti i ri që do krijohet pas zgjedhjeve të 11 majit, do ketë brenda “minjtë” e LSI, ish-ministra e ish-drejtorë hajdutë e familjarë të tyre, të cilët do futen nëpërmjet “vrimave” të PD e PS, duke mbijetuar edhe për shkak të mos veprimit të SPAK ndaj tyre.
P.sh., në listën e mbyllur të PS për kandidatë të Shkodrës, mungon deputeti bisnesmen, mafiozi i LSI, Agron Çela, por Babloku ka futur vajzën e tij Xhenis Çela, në grupin që do bëhen deputetë edhe pa marrë asnjë votë.
Prej lidhjeve në interesa punësh të pista më Bablokun, babai Agroni ka hedhur miliona, për futjen vajzës në listën e sigurt si trashëgimi familjare në parlament, dhe si kusht, po financon dhe fushatën elektorale, që PS të fitojë sa më shumë mandate në Shkodër.
Deputeti Agron Çela, u bë deputet i LSI në vitin 2013 nga Ilir Meta, ngaqë sëbashku grabisnin toka, ndërtonin pallate e resorte në bregdet, bënin trafiqe kontrabandë dhe pastronin para; madje hetimi i SPAK, zbuloi se ishin bashkë dhe në vjedhjet me kontratën e CEZ-DIA.
Ndërsa në muajin nëntor 2022, pas pazareve me Edi Ramën, deputeti Agron Çela braktisi LSI-në dhe u fut në grupin parlamentar të PS; ku sipas listës së mbyllur të Shkodrës, deputete në vend të tij do të jetë e bija, Xhenis Çela.
Nga parlamanti doli Nasip Naço i LSI e PS, por sipas listës së mbyllur të koalicionit “PD-Shqipëria Madhështore”, në parlament do futet krushku Edmond Haxhinasto i LSI, i njohur edhe si ish-ministri hajdut që për çdo tender, ankand, PPP e licencë, i çonte çantat me miliona Ilir Metës.
Madje Edmond Haxhinasto, që ka nisur fushatën me Fletë- Palosje e thirrje për luftë kundër krimit e pastrimit të parave, është nën hetim rga SPAK, për vjedhjet në fondet e rrugës Elbasan-Tiranë dhe pazarin me Ilir Metën, Kryemadhin e Pirro Xhixhon, për PPP-në e fibrave optike.
Por dhe vajza e hajdutit në “Arrest shtëpie” Pirro Xhixho, Erisa Xhixho e LSI në korrpusionin qeveritar me PD e PS, do jetë përëri deputete, futur nga Sali Berisha në listën e mbyllur të Tiranës, nëpërmjet “vrimës” të koalicionit “PD-Shqipëria Madhështore”.
Në listën e sigurt do të jetë edhe Brunilda Haxhiaj, e njohur si miknesha e Ilir Metës, i cili i dhuroi vendin në listën e mbyllur të Fierit.
Në vend të të pandehurës Monika Kryemadhi, që tha se po merret me filma erotikë, po kandidon Ilir Meta nga burgu, ku SPAK dhe GJKKO e kanë futur për korrupsionin, pastrim parash, pasuri të paligjshme e fshehje të tyre dhe lobime të fshehta financiare me qarqet ruse-qipriote.
Por dhe “minjë” të tjerë të LSI janë futur në listë të hapur, si ish-drejtori i rrugëve, burgaxhiu Dashamir Xhika, ish-krye-bashkiaku i Lezhës Viktor Tushaj, ish-deputeti Përparim Spahiu etj., ndërsa në listën e PS është Endrit Brahimllari./ S,M