“Shqiptarët e kanë në dorë të zgjedhin”/ Meçe: Ose Berishën, ose BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Artur Meçe thotë se më 11 maj, shqiptarët e kanë në dorë të zgjedhin, ose Bashkimin Evropian, ose Sali Berishën.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Meçe u shpreh se Berisha duhej dënuar për korrupsion.

Sipas Meçes, fakti që në 12 vite nuk u ndëshkua, kjo po i jep Berishës të drejtë morale të thotë nuk është i korruptuar dhe se do të luftojë korrupsionin.

“Për 12 vjet, Berisha i cili ishte certifikuar si person i korruptuar, sistemi i drejtësisë nuk e ndëshkoi, për 12 vjet nuk gjetën asnjë fakt. Shqipëria ka probleme serioze me korrupsionin, por më i korruptuari në Shqipëri, merr të drejtën dhe thotë, unë nuk jam i korruptuar, ju jeni.

Tani kanë marrë moralin dhe godasin, duke harruar se kush janë. Nuk ia hedh fajin Berishës me thënë të drejtën. Një kriminel sa politik dhe ekonomik, vrasës serial, por 12 vjet, nuk e dënove. Krimineli të bën moral. Duke përjashtuar Altin Dumanin, nuk është vetëm SPAK. Ne kemi problem të madh në drejtësinë e niveleve të ulta dhe mesatare. Thashë, për 12 vjet nuk e godite korrupsionin në drejtësi.

Nuk i ndëshkove, ish prokurori i përgjithshëm në kohën e Berishës, del në takimet e tij dhe krah tij. Të njëjtën gjë kemi me Gjin Gjonin. Kur me reformën në drejtësi nuk i ndëshkove, sot në kushtet e prezumimit të pafajësisë, është e drejta e tyre, kanë të drejtën e tyre. Ky është problemi që vuajmë dhe do të vazhdojmë të vuajmë. Nuk i themi dot je i korruptuar, kur nuk u dënove për 12 vjet”, theksoi ai./   S,M

Të fundit

Klajdi Musabelliu: BBV më riktheu në skenë. Për mua është një adoleshencë e dytë!

Këngëtari i njohur, Klajdi Musabelliu, ka dhënë një intervistë për emisionin “Pushime On Top” me Eni Shehun. Ai foli...

Alimehmeti pasardhës i Sali Berishës? Ja si përgjigjet ish-kandidati demokrat

Ilir Alimehmeti, në studion e “ÇdoKënd” me Merita Haklajn, në a2 cnn, u pyet nëse do të përfshihej në një garë të mundshme për...

Më shumë interesohet Thaçi për Tiranën, sesa Kurti për të

Nga Ben Andoni Për Tiranën zyrtare Kosova është thjesht një shtet i dytë shqiptarësh, të cilit jo nuk mund t’i ndërhyhet por as t’i flitet...

Saga e Nju Jorkut/ Nga uji i heshtur në zemrën e botës, në kryeqendrën e tregëtisë

26 korrik 1788 – Shteti i 11-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Nga Leonard Veizi Kur dielli lind mbi Hudson dhe drita e mëngjesit rrëshqet...

Meloni: Jemi pro shtetit të Palestinës, por njohja përpara themelimit

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi të shtunën se njohja e shtetit të Palestinës përpara se ai të jetë realisht i themeluar mund të sjellë...

Lajme të tjera

Web TV