Ulja në stol e Igor Tudor tek Juventus duket se i ka rikthyer buzëqeshjen sulmuesit serb Dusan Vlahovic, i cili në sfidën e fundit ndaj Genoas u ritkhye të vishte një fanellë si titullar.
Tekniku kroat duket se beson tek sulmuesi shtatëlartë, pasi edhe më herët kur drejtonte Lazion shprehu vlerësimin e tij maksimal për sulmuesin juventin. Megjithatë pavarësisht se parashikohet nga mediat italiane se Dusan Vlahovic mund të marrë më shumë minuta në dispozicion, se sa krahasuar me kohën kur “Zonjën e Vjetër” e drejtonte Motta, sërish duket se e ardhmja e serbit është e destinuar të jetë larg Torinos. Arsenal dhe Newcastle duket se për momentin janë skuadrat e vetme që mund të shpenzojnë miliona të mjaftueshme për të siguruar transferimin e Vlahoviç në ishull.
Megjithatë Giuntoli dhe stafi i tij kanë nisur punën për gjetjen e zëvendësuesit të serbit. Me Kolo Muani që pas përfundimit të huazimit 6 mujor pritet të rikthehet tek PSG, bardhezinjtë kanë nisur punën për afrimin e një bomber. Victor Osimhen është më i pëlqyeri. 75 milionë euro kërkon De Laurentis, presidenti I Napolit për ta lënë të lirë sulmuesin nigerina, që aktualisht po luan si i huazuar në Turqi tek Galatasaray. Një shumë goxha e konsiderueshme, por që Juventus mund të tentojë një sacrifice ekonomike, por më parë duhet të mendojë të sigurojë një vend në Champions sezonin e ardhshëm. Pa Champions, “Zonja e Vjetër” pritet ta ketë shumë më të vështirë transferimin e emrave të rëndësishëm, me qëllim forcimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm./ D.C