Elon Musk: Njerëzimi po zhduket, po vdes. Lindshmëria e ulët më shqetëson shumë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Elon Musk ka shprehur shqetëim të thellë mbi lindshmërinë e ulët në SHBA dhe botë, gjë që sipas tij do çojë në zhdukjen e civilizimit.

I pyetur nga gazetari i Fox News mbi gjërat që e mbajnë zgjuar natën, shefi i DOGE tha se asgjë nuk duket se po e ndryshon tendencën në rënie të lindshmërisë në mbarë globin. Ai tha se duhet ndërhyrë shpejt në këtë drejtim para se të jetë shumë vonë.

“Ka shumë gjëra për të cilat shqetësohem. Dhe disa nga këto gjëra do duken disi ezoterike për njerëzit.

Shkalla e lindjeve është shumë e ulët në pothuajse çdo vend. Dhe nëse kjo nuk ndryshon, qytetërimi do zhduket. Amerika kishte normën më të ulët ndonjëherë të lindjeve vitin e shkuar.

Në vende si Koreja e Jugut, lindshmëria është një e treta e shkallës së zëvendësimit. Kjo do të thotë se në tre breza, Koreja do jetë tre ose katër përqind e madhësisë së saj tani.

Dhe asgjë nuk duket se po e kthen këtë tendencë. Njerëzimi po vdes. Dua të them, unë shqetësohem përgjithësisht për fuqinë e Amerikës.

Ajo është kolona qendrore që mban lart gjithë qytetërimin perëndimor. Nëse kjo kolonë dështon, gjithçka ka marrë fund.

Ju nuk mund të ikni në Zelandën e Re ose në ndonjë vend tjetër. Thjesht ka marrë fund. Pra, ose do ta forcojmë atë kolonë dhe do sigurohemi që Amerika të jetë e fortë dhe të jetë e fortë për një kohë të gjatë, ose ajo çati do bjerë”, tha ai./k.k

Të fundit

Realizohet parashikimi i tmerrshëm i Baba Vangës për vitin 2025

Në fillim të vitit 2025, fallxhorja Baba Vanga bëri disa parashikime të frikshme, duke përfshirë tërmete shkatërruese. Duket se...

Arkitekti që u bë vrasës, kush është 23-vjeçari filipinez që i mori jetën Ilaria Sulës?

Mark Samson, 23-vjeçari i cili akuzohet nga autoritetet italiane për vrasjen e zhdukjen e trupit të shqiptares Ilaria Sula, përshkruhet si një djalë i...

Nuk kishte të ardhura për kursin e gatimit, nëna shet foshnjën e porsalindur

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Brazil, ku një nënë tentoi të shiste foshnjën e saj të porsalindur për të paguar kursin e...

Sulmohen koncesionarët e Tesla në Romë / Rritet siguria pas djegies së makinave elektrike

Ministria e Brendshme e Italisë ka shtuar sigurinë në konçesionaret e Tesla pasi 17 makina elektrike të prodhuara nga kompania e Elon Musk u...

Leku i pamundur të falsifikohet, BSH: Rastet të rralla, prerjet e reja rriten sigurinë

Të falsifikosh lekun po bëhet e pamundur! Prerjet e reja të hedhura në qarkullim me elementë shtesë të sigurisë po gati pamundësojnë përpjekjet e...

Lajme të tjera

Web TV