Gjenden 3 mijë litra karburant në ishullin e Sazanit! Policia nis hetimet për 4 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia kufitare e Vlorës, arrin të parandalojë një rast të dyshuar të trafikut të lëndëve narkotike.

Pas marrjes së informacionit për një mjet të dyshuar që mund të bënte lëvizje të kundraligjshme, duke ardhur nga Italia për t’u larguar më pas përsëri në drejtim të shtetit fqinj, nisën kontrolle në të gjithë zonën.

Gjatë kontrolleve, policia kufitare gjeti mbi 3000 litra karburant në ishullin e Sazanit, të cilat mund të përdoreshin nga mjeti ujor ku dyshimi është për lëndë narkotike.

Pas pikasjes së lëndës, kufitarja ka thirrur të gjithë drejtuesit e mjeteve ujore për raportimin e vendndodhjes së mjeteve të tyre duke i vendosur në një regjistrim i cili mungonte prej vitesh.

Pavarësisht se nuk u arrit të kapej mjet ujor dhe rasti ngeli në tentativë, tashmë kanë nisur hetimet për personat që çuan karburantin në ishullin e Sazanit si dhe motivin e dërgimit të lëndës në Sazan .

Sipas burimeve nga policia, ngjarja ka ndodhur 4 ditë më parë./k.k

Të fundit

‘Ndalimi i TikTok, i domosdoshëm’/ Rama: Përdorimi me VPN, rrezik për të dhënat

Gjatë një takimi në shkollën “Besnik Sykja”, kryeministri Edi Rama deklaroi se ndalimi i TikTok në Shqipëri ishte një...

“Ke ardhur për t’u tallur”/ Sako e ashpër ndaj Berishës: Të fiket llamba duke folur!

Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, ka reaguar ndaj akuzave të bëra nga Sali Berisha gjatë vizitës në Durrës një ditë më parë. Ndalur tek rindërtimi,...

Importi i birrës në rritje gjatë 2024, prodhuesit vendas në vështirësi për të konkuruar

Rritja e konsumit të birrës si pasojë e fluksit të lartë të turistëve në Shqipëri nuk ka përfituar prodhuesit vendas, por ka nxitur rritjen...

Emigrimi dhe plakja e popullsisë cenojnë pensionet/ Duhen punonjës të huaj

Rënia e lindshmërisë, plakja e popullsisë si dhe emigrimi do të shtojnë ‘vuajtjet’ për punonjës për bizneset dhe nga ana tjetër do të rrisë...

SPAK “shuplakë” Policisë së Shtetit/Hetimet e nisura nga kallëzimet e tyre kanë rënë 70%

SPAK ka listuar problematikat e regjistruara në vitin 2024 në raportin vjetor të publikuar ditën e sotme. Në raport Prokuroria e Posaçme thekson se ka...

Lajme të tjera

Web TV