Meta probleme me ligjin, shkrimtarët padisin kompaninë e Zuckerberg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grup shkrimtarësh amerikanë ka paditur kompaninë Meta për shkelje të ligjit të të drejtave të autorit.

Padia është ngritur për përdorimin e asaj që quhet “biblioteka e hijeve”, LibGen, për zhvillimin e softuerit për inteligjencën artificiale “Llama 3”.

Gazeta “Atlantik” publikoi javën e kaluar një mjet kërkimi për bazën e të dhënave LibGen, pasi dokumentet gjyqësore të dorëzuara më herët gjatë këtij viti për rastin e komikes amerikane Sarah Silverman dhe autorëve të tjerë kundër Metës ishin bërë publike.

Meta akuzohet se ka shkelur ligjet e të drejtave të autorit duke përdorur LibGen, e cila operon anonimisht dhe që, sipas raportimeve, përmban miliona kopje piratësh të librave, artikujve nga revista dhe materialeve të tjera, për zhvillimin e softuerit të saj për inteligjencën artificiale, raporton Sky News.

Në dokumentet e mëparshme gjyqësore, avokatët e Silverman dhe autorëve të tjerë treguan se CEO i Metës, Mark Zuckerberg, supozohet të ketë miratuar përdorimin e setit të të dhënave nga LibGen, pavarësisht shqetësimeve të disa punonjësve.

Meta ka mohuar këtë pretendim dhe ka thënë se çështja duhet të hidhet poshtë.

Në një dokument ligjor të dorëzuar më herët këtë javë, kompania teknologjike tha se nuk ka shkelur ligjin e të drejtave të autorit duke marrë libra nga disa pjesë të LibGen për të trajnuar sistemin e inteligjencës artificiale Llama 3, duke pohuar se ka “përdorur materialin në mënyrë të ndershme” dhe se Llama 3 nuk e riprodhon punën e autorëve./k.k

Të fundit

Selena Gomez publikoi këngën e fundit dhe fansat mendojnë se i dedikohet Justinit

Selena Gomez është fejuar dhe është kaq e dashuruar me Benny Blanco me të cilin ka realizuar edhe albumin...

Berisha në Këshillin e Europës: Fushata shqiptare ngjitet në skenën diplomatike

Nga Monada Mehmetaj – Strasburg 7 Prill 2025 Në Strasburg, qyteti që përmbledh historinë europiane në gurët e kalldrëmeve dhe në kupolat e institucioneve ndërkombëtare, politika...

Ditë historike /Në Ulqin inagurohet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë

Një ditë historike sot në Ulqin – në qytetin e pasurive natyrore, historike dhe kulturore – ku është inauguruar Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë,...

‘Kujdes zënkat dhe dashuria! Hëna e plotë trondit shenjat e …’

Si do të jetë kjo javë në fushën astrologjike sipas Jorgo Pullës? Cilat janë shenjat më fatlume të javës dhe kush duhet të bëjë...

Ushqimet më të mira për trurin që ju ndihmojnë me përqendrimin, këshillat që ju duhen

Fjalë të shumta rreth ushqimeve dhe suplementeve që thonë se ato mund të bëjnë gjithçka për shëndetin tuaj që nga rritja e fokusit e...

Lajme të tjera

Web TV