Duke filluar nga sot transportuesit rrugorë dhe hekurudhorë do të duhet të ofrojnë të dhëna për mallrat e dërguara në ose përmes BE-së, përpara mbërritjes së tyre, nëpërmjet një Deklarate Përmbledhëse të Hyrjes së plotë.

Drejtoria e Doganave ka njoftuar se ky detyrim është i vlefshëm edhe për transportuesit postarë dhe postat e shpejta, që transportojnë mallra duke përdorur këto mënyra transporti, si dhe për palët e tjera.
Në rrethana të caktuara, marrësit përfundimtarë të mallrave, të vendosur në BE, do të duhet gjithashtu të depozitojnë Deklaratën Përmbledhëse të Hyrjes në sistem.
Doganat sqarojnë se ky njoftim është i vlefshëm për të gjithë operatorët ekonomikë dhe transportuesit e regjistruar në Republikën e Shqipërisë./k.k