Nga Big Brother në kandidate për deputete, Julia Ilirjani: Do të “thyej” foltoren

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Një thirrje të brendshme për të ndryshuar realitetin politik dhe ekonomik në Shqipëri, e ka quajtur Juli Ilirjani kandidimin e saj në listën e hapur të PD-së në Tiranë për zgjedhjet e 11 majit.

Në një intervistë me Bruna Çifligun në A2 CNN ajo tha se vendi ynë ka pësuar regres gjatë dekadës së fundit. Pas pjesëmarrjes në një reality show ajo tha se marrë mbështetje nga elektorati gri dhe se synon të përfaqësojë shqetësimet e qytetarëve të zakonshëm.

“Ky regjim nuk përputhet me shijet e mia. U futa në reality show për t’u qasur më shpejt me publikun. Dua që fjala liri dhe demokraci të jenë të vërteta dhe funksionale në këtë demokraci kaq të brishtë,” u shpreh ajo, duke theksuar nevojën për rrotacion politik dhe bashkimin e forcave opozitare për një qeverisje më të fortë dhe efikase.

Julia Ilirjani e sheh veten si një zë të fortë në Parlament, duke premtuar se do të mbrojë interesat e qytetarëve dhe do të denoncojë problemet e tyre ekonomike dhe sociale.

“Veten në parlament e shoh si grua që çoj të gjithë shqetësimet e të përditshmes. Nuk do flas broçkulla dhe të bëj luftë ndërpersonale me kundërshtarët e mi politikë. Gjërat duhen folur dhe po u folën 1, 2, 3 herë do u “thyej” foltoren derisa t’i dëgjojnë mirë ato që do them”, theksoi Ilrijani.

Duke kritikuar qeverisjen aktuale, Ilirjani theksoi se ekonomia është një ndër shqetësimet kryesore të qytetarëve, teksa përmendi rritjen e çmimeve të banesave dhe vështirësitë ekonomike të familjeve shqiptare.

“Lustraxhinjtë e kësaj qeverie janë të paparë. Edhe vendet e punës i marrin me shumë lustra. Ajo që unë shoh vërtet janë disa njerëz më të ngrysur, me më pak para për ata që punojnë me punë të ndershme, 500 euro ka vajtur një garsionere brenda unazës. 800 euro një banesë me qira. Një qytetar më tha; bëj nga 3 punë dhe zihem çdo ditë me gruan se nuk gjejmë harmoni se litari ekonomik po na mbyt çdo ditë. U është hedhur një litar që është rrogë dhe atë e liron e shtrëngon”.  

Në përfundim, ajo bëri thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhje, duke vënë theksin te përgjegjësia qytetare për të ardhmen e vendit.

Lexo edhe :  Ekspedita në fund të detit Jon në Greqi zbulon të vërtetën tronditëse

“Amerika më mësoi që ne populli jemi në pritje, ne duhet të dalim të votojmë. Është një detyrim që ia kemi të ardhmes së fëmijëve tanë,” tha ajo./    S,M

Të fundit

“Berisha, program si presidentët Reagan dhe Trump”/LaCivita: 12-vitet e Ramës një dështim

Konsulenti amerikan i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita, ka marrë pjesë në prezantimin e programit elektoral të PD...

VIDEO/ LaCivita i shoqëruar nga Mediu, mbërrin në Konventën e PD për programin elektoral

Konsulenti i fushatës së PD-së, amerikani Chris LaCivita, pasi ishte i pranishëm në hapjen e fushatës zgjedhore një ditë më parë, do të jetë...

Zbulojmë shkaqet e autizmit deri në shtator/ Premtimi sfidues i Sekretarit Amerikan

Shtetet e Bashkuara do të zbulojnë shkaqet e autizmit deri në muajin shtator. Eshte ky premtimi I guximshëm që bëri Robert F Kennedy Junior,...

Shehaj zbulon prapaskenat/Një deputet socialist më komplimentoi pas përplasjes me Xhaçkën

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka ndarë një moment interesant nga punimet në Parlament, pas një përplasjeje të fortë me ish-ministren Olta Xhaçka....

Pasoja fatale për tokën, Rutte: Ja plan i Putin për armë nukleare në hapësirë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte ka ngritur alarmin për situatën kërcënuese që po përhapet në zonën e Arktikut, por edhe në hapësire....

Lajme të tjera

Web TV