Njihuni me 7 zakone të thjeshta që ndihmojnë në uljen e demencës tek gratë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas një studimi te ri gratë mund të ulin rrezikun e zhvillimit të demencës, nëse ndjekin shtatë zakone të shëndetshme.

Për të arritur këtë përfundim, studiuesëve iu deshën 20 vjet mbikqyrje të një grupi të konsiderueshëm grash.

Njihuni me shtatë zakonet e shëndeteshme që studiuesit këshillojnë që gratë të ndjekin për të reduktuar rrezikun e demencës.

Çfarë është demenca?
Demenca është një rënie e përgjithshme e aftësisë njohëse, që zakonisht ndikon në kujtesën afatshkurtër (të mësuarit/kujtuarit e informacionit të ri) dhe në aftësitë ekzekutive (organizimi, vendimmarrja) etj.

Ajo zakonisht ndikon në aftësinë e një personi për të qenë plotësisht i pavarur

Gratë përbëjnë rreth dy të tretat e njerëzve me demencë, duke përfshirë sëmundjen e Alzheimerit, sipas një raporti të vitit 2021.

Një arsye është se gratë jetojnë më gjatë se burrat dhe demenca zakonisht shfaqet pas moshës 80 vjeç.

Demenca është e lidhur me depresionin dhe më shumë gra vuajnë nga depresioni sesa burrat.

Njerëzit që kryejnë stërvitje fizike kanë më pak gjasa të zhvillojnë demencë dhe gratë ushtrohen më pak se burrat.

Kur gratë zhvillojnë demencë, ato bien më shpejt se burrat. Prandaj, mund të kenë një sëmundje më të rëndë.

Demenca ndodh kur neuronet në tru ndalojnë së punuari ose ndërveprojnë me qelizat e tjera të trurit.

Të gjithë humbasin disa neurone ndërsa plaken, por njerëzit me demencë kanë një humbje më të madhe.

7 zakonet e jetesës së shëndetshme
Të jesh aktiv.
Të ushqehesh mirë.
Ruajtja e një peshe të shëndetshme
Të mos konsumosh duhan.
Ruajtja e presionit të shëndetshëm të gjakut.
Kontrolli i kolesterolit.
Ruajtja e niveleve të sheqerit në gjak;
Lajmi i mirë është se edhe nëse keni një rezultat të mirë në një ose dy nga pikat e përmenduara më sipër, ju sërisht mund merrni disa përfitime. Çdo ndryshim përmirëson gradualisht shëndetin tuaj. Dhe sa më herët të bëni ndryshimet e nevojshme në favor të shëndeti tuaj, aq më mirë do të jetë për ju. /k.k

Të fundit

Armatoset Greqia! 25 miliardë euro për mbrojtjen, blihen armatime nga Izraeli

Greqia po armatoset. Sipas një vendimi qeveritar, shteti grek do të shpenzojë 25 miliardë euro për pajisjet e mbrojtjes...

Në Britani me ‘vizë’ elektronike/ Hyn në fuqi rregullorja e re e kalimit të kufirit

Nga kjo e mërkurë evropianët që hyjnë në Britani do të duhet të pajisen me një autorizim elektronik nga Ministria e Brendshme Britanike. Një...

“Lufta” me Adriatik Lapajn, Agron Shehaj nxjerr një tjetër dokument për vjehrrin e tij

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka nxjerrë dokumente të tjera për Adriatik Lapajn dhe e ka ironizuar atë, pas padisë për shpifje dhe...

Nuk pranoi ndarjen, 23-vjeçari rrëfen vrasjen e Ilaria Sulës: Trupin e futa në makinë

23-vjeçari filipinez Mark Samson ka rrëfyer vrasjen e 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula në Itali. E reja u zhduk më 25 Mars, por trupi i pajetë...

Shtohet frika e luftës në Evropë, ndërtimi i bunkerëve privatë në Spanjë rritet me 200 %

Pushtimi i plotë rus në Ukrainë dhe rritja e tensioneve gjeopolitike kanë shkaktuar një rritje të interesit “për mbijetesën” në Spanjë. Kështu, ndërtimi privat...

Lajme të tjera

Web TV