Pas problemeve me trajtimin ndaj kancerit, Mbreti Charles i kthehet detyrave zyrtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbreti Charles është rikthyer sot në detyrat e tij zyrtare pas një pauze disa ditore për t’u rikuperuar nga efektet anësore të trajtimit që po merr për kancerin.

Monarku 76-vjeçar, i cili po trajtohet për më shumë se një vit për një lloj kanceri të pazbuluar, u urdhërua nga mjekët të enjten të pushonte pasi kishte përjetuar “efekte anësore” nga mjekimi që po merrte.

I veshur me veshje ushtarake, mbreti shtrëngoi duart me të ftuar të shquar, duke përfshirë kampionen botërore të heptathlonit Katarina Johnson-Thompson dhe kërcimtaren e Shtëpisë së Operës Mbretërore, Marianella Nunez.

Mbreti do të ketë angazhime të tjera këtë javë, duke përfshirë takimin e tij javor me kryeministrin, Keir Starmer.

Më pas, çifti mbretëror pritet të vizitojë Italinë.

Charles u emërua mbret i Mbretërisë së Bashkuar pas vdekjes së nënës së tij Elizabeth, më 8 shtator 2022. Dy vite më vonë, në shkurt 2024, ai befasoi botën pas lajmit se vuante nga kanceri./    SM

Të fundit

Ylli i serialit Euphoria, Eric Dane diagnostikohet me sëmundjen e rëndë

Aktori i njohur Eric Dane ka ndarë një lajm tronditës me revistën PEOPLE, duke zbuluar se është diagnostikuar me...

Gjatë 48 orëve kreu 7 vjedhje, arrestohet hajduti serial në Tiranë

Tiranë- Një 23-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e policisë. I riu dyshohet se gjatë 48 orëve, kreu 7 vjedhje (3 prej tyre me thyerje). I...

Abuzimet me tenderat e rrugëve, kreu i ARRSH paraqitet në SPAK

Kreu i ARRSH, Gentian Gjyli është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Gjyli është paraqitur edhe më herët ku eshte pyetur nga prokurorët e posaçëm lidhur...

Pasi finalizoi divorcin nga Ben Affleck, J Lo blen rezidencën 18 milionë dollarë

Pasi finalizoi divorcin e saj me aktorin Ben Affleck, Jennifer Lopez thuhet se bleu një shtëpi të re prej 18 milionë dollarësh. Burimet raportuan se...

Gara për 11 Majin, Rama: Luli është fenomen, Berisha në hall

Edi Rama, kryetari i Partisë Socialiste dhe kryeministri i vendit, në një intervistë për Top Channel, me gazetarin Muhamed Veliu foli për dy kundërshtarët...

Lajme të tjera

Web TV