Rënia e popullsisë, efekt negativ te konsumi i bulmetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas rënies në 2024-n, në tërësi kërkesa për produktet e bulmetit nisi të rikuperohet në muajt e parë të 2025-s nga ulja e çmimeve. Por përpunuesit e qumështit vijojnë të veçojnë se kërkesa për konsum është me rënie për zonat e Juglindjes, pasi emigracioni shfaqet i lartë. Problem është edhe konkurrenca e mallrave të importit që vijnë nga jashtë me çmime më të lira sesa prodhimi vendas.

Taulant Pupaj, drejtuesi i kompanisë përpunuese të qumështit dhe prodhimit të produkteve të bulmetit “Vita” tha se aktualisht kërkesa është 20 deri 30% më pak. Arsyet e rënies së kërkesës, veçon Pupaj, janë emigracioni në zonat e Juglindjes dhe konkurrenca e larta nga mallrat e lira të importit.

“Prodhimi i produkteve të bulmetit është i lartë, por tendenca e konsumit vijon të jetë me rënie. Për muajt janar-mars 2025 kërkesa ra 20 deri 30%, krahasuar me njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Arsyet kryesore të mospërmirësimit të tendencës së konsumit janë emigracioni i të rinjve, por edhe konkurrenca me çmime më të lira nga mallrat e importit.

Sektori HoReCa (hotele-restorante-katering) më tepër po furnizohet me bulmetin e importin, pasi çmimi është më i lirë”.

Pupaj thotë se nuk pret përmirësim të konsumit edhe me ardhjen e turistëve, pasi sektori HoReCa edhe në 2024 uli kërkesën për produkte bulmeti vendas, përveç 2023 ku efektet e turizmit në konsum ishin me rritje deri 30%.

Edhe Luis Ndreka drejtues i kompanisë se përpunimit të qumështit ADG (ish “Lufra”) më herët pohoi se në fillim të vitit 2025 pothuajse në gjithë qytetet kryesore pati rritje të kërkesës për mallra bulmeti, përveç qyteteve të zonës Juglindore, Pogradecit dhe Korçës e ndikuar nga rënia e popullsisë në këto zona.

Lexo edhe :  Mes biznesit e politikës, kostot dhe përfitimet e sipërmarrësve deputetë, apo kandidatë

Për të mos humbur konkurrueshmërinë, operatorët pohojnë janë në pamundësi për ulje çmimesh, pasi vijojnë të kenë kosto të lartë prodhuese nga çmimet e shtrenjta të furnizimit me qumësht në vend për lëndë të para.

Sipas operatorëve përpunues në muajin shkurt 2025 çmimi i qumështit të lopës te fermat e mëdha dhe të vogla në vend varionte nga 60 deri 66 lekë për litër (pa TVSH).

Por pavarësisht uljeve të shpeshta të çmimit, që u shoqërua 2 herë me protestë nga blegtorët në muajin prill të 2024-s, qumështi i prodhuar nga fermeri vendas vijon të mbetej më i shtrenjtë, krahasuar me prodhimin në rajon apo Europë.

Në stinën e pranverës vitin e kaluar, qumështi i lopës nga fermat e mëdha dhe të mesme u grumbullua me çmim 65 deri 67 lekë, ndërsa nga fermat e vogla me çmim 60 lekë pa TVSH për litër. Nga importi përfshirë koston e transportit dhe taksave, çmimi arriti 55 lekë për litër, apo rreth 38 lekë për litër më lirë sesa prodhimi vendas.

Ekspertët pohojnë se është mungesa e subvencioneve për litër qumështit të prodhuar që krijon së tepërmi diferencë të çmimit të shitjes së qumështit të lopës krahasuar me fermat e rajonit dhe Europës./ Monitor/   S,M

Të fundit

Të pajisur me mjete dhe gati për të kryer vjedhje, arrestohen 3 “skifterët” shqiptarë

Policia belge mundi të arrestonte tre hajdutë në lagjen Nekkerspoel të Mechelen. Një banor lokal ka vënë re disa...

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian vjen në Shqipëri, zbulohet data

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian Kaja Kallas do të vizitojë Shqipërinë më datë 8 Prill. Kallas do të pritet nga kryeministri Edi Rama me...

Emigrantët e dëbuar nga SHBA/ WSJ: Trump po konsideron t’i dërgojë në Kosovë

Presidenti amerikan Donald Trump po përpiqet të arrijë marrëveshje me një sërë vendesh të tjera për të dërguar emigrantët e deportuar nga Shtetet e...

Sherr për një vend parkimi mes dy vajzave në Durrës, policia dhe ambulanca në vendngjarje

Një incident është shënuar mbrëmjen e sotme pranë Mauzoleumit të Dëshmorëve në Durrës, ku dy vajza janë përfshirë në një konflikt që ka tërhequr...

“Mundësi të barabarta për personat me autizëm”/ Presidenti Begaj: Të mbështesim prindërit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, sot në Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit mbi autizmin, bëri apel për më shumë ndihmë dhe mbështetje ndaj  personave me autizëm...

Lajme të tjera

Web TV