Shqipëria 16 vite në NATO, ministri Hasani: Kontribuojmë për forcimin e paqes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ka reaguar me një mesazh në rrjete sociale Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

“Ne kemi NATO-n dhe NATO ka Shqipërinë! Me kontekstet e reja gjeopolitike do të forcojmë partneritetin me aleatët tanë, si dhe do të vazhdojmë me krenari kontributin për forcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.” – nënvizon Ministri Hasani.

Sipas tij, ky rrugëtim i Shqipërisë në NATO reflekton forcën, sigurinë dhe solidaritetin, teksa shpreh krenarinë që vendi ynë gjendet pranë aleatëve për një të ardhme me të sigurt.

 

Shqipëria mbetet një aleate e përkushtuar dhe e besueshme e NATO-s, aleancës më jetëgjatë dhe më të fuqishme në botë.

Anëtarësimi i saj në NATO më 1 prill 2009, është një ndër arritjet më të rëndësishme historike, për vendin dhe për mbarë kombin shqiptar./k.k

Të fundit

Kundër “arrestit me burg”, Safet Bajri dhe Astmer Bilali rekurs në Gjykatën e Lartë

Safet Bajri dhe Astmer Bilali i janë drejtuar Gjykatës së Lartë me rekurs për masën e sigurisë “arrest në...

Tragjike në Divjakë, humb jetën elektricisti 32-vjeçar

Një elektricist ka humbur jetën teksa punonte në rehabilitimin e një linje elektrike në Mërtish, njësia administrative Gradishtë bashkia Divjakë Elektriçisti Xhuljo Shtëmbari, 32 vjeç...

E rëndë në Greqi/ Shqiptarja humb jetën në vendin e punës, i bie krevati sipër

Edhe pse shërbimet e urgjencës mjekësore shkuan në vendngjarje, gruaja kishte ndërruar jetë. Autoritetet kanë vijuar arrestimin e pronarit të hotelit, të cilit i...

Shqipëria kryeson “kolonën” për zgjerim të BE-së, Kallas besim për Tiranën

Monada Mehmetaj nga Luxenburgu ekskluzive per Fjala. al Në një moment delikat për arkitekturën e sigurisë dhe stabilitetit europian, Ballkani Perëndimor mbetet një nyje strategjike,...

Dita përkujtimore e dhunës seksuale në luftën e Kosovës /Spiropali: S’do jeni kurrë vetëm

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka reaguar sot në ditën përkujtimore të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, duke dhënë një...

Lajme të tjera

Web TV