Frika nga lufta, shteti evropian që po investon në modernizimin e bukerëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Suedia, ku autoritetet kanë paralajmëruar se vendi duhet të përgatitet për rrezikun e luftës, ka njoftuar një investim prej 100 milionë kronash (rreth 10 milionë euro) për kontrollin dhe rinovimin e strehimoreve të mbrojtjes civile.

Pas pushtimit rus të Ukrainës dhe pasigurisë që ka lindur nga angazhimi i pasigurt i presidentit amerikan Donald Trump ndaj NATO-s, Suedia dhe shumë shtete të tjera evropiane kanë rritur shpenzimet për mbrojtjen kombëtare, sipas mediave të huaja.

Sipas të dhënave, Suedia ka 64.000 bunkerë të mbrojtjes civile – më shumë se pothuajse çdo shtet tjetër në botë – me kapacitet për të akomoduar rreth shtatë milionë njerëz.

Që nga bashkimi i Suedisë me NATO-n në mars 2024, Agjencia e Kontingjenteve Civile (MSB) ka rritur inspektimet e strehimoreve, disa prej të cilave janë mjaft të mëdha për të strehuar mijëra njerëz në të njëjtën kohë./k.k

Të fundit

SHBA ndërton ‘bishën’ Frankenjet, avioni luftarak ngrihet nga rrënojat e F-35 dhe AF-27

Forcat Ajrore Amerikane kanë blerë një lloj të ri avioni luftarak, unik në botë. Ai është i ashtuquajturi "Frankenjet",...

Zbulimi shokues në pikën më të thellë të detit Jon

Një ekspeditë shkencore në pikën më të thellë të Mesdheut në Detin Jon ka zbuluar një realitet shqetësues: mbetjet njerëzore kanë depërtuar deri në...

Thirrja e Trump/ Ndaloni ndërrimin e orës, është shumë e kushtueshme!

Donald Trump ka risjellë propozimin e tij për të bërë të përhershme kohën e kursimit të ditës, duke sugjeruar që të shtohet një orë...

Skandal në Itali/ 12 futbollistë të Serisë A, pjesë e skemës së basteve të paligjshme

Futbollin italian është përfshirë në një skandal të madh pas një hetimi të thelluar të Prokurorisë së Milanos, që ka zbuluar një rrjet të...

Dyfishohen të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara, 50 mln lekë për 3 muaj

Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka raportuar një rritje të ndjeshme të të ardhurave për 3-mujorin e parë të vitit...

Lajme të tjera

Web TV