Leku i pamundur të falsifikohet, BSH: Rastet të rralla, prerjet e reja rriten sigurinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të falsifikosh lekun po bëhet e pamundur! Prerjet e reja të hedhura në qarkullim me elementë shtesë të sigurisë po gati pamundësojnë përpjekjet e grupeve kriminale për “të prodhuar imitime të tyre”. Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë se vitin e shkuar pati vetëm 156 kartmonedha të falsifikuara për çdo 1 milionë copë në qarkullim. Në vitin 2020 ky tregues ishte 1 mijë e 183 kartmonedha të falsifikuara për të zbritur në 812 në 2021-shin dhe 343 në 2022-shin.

Leku i pamundur të falsifikohet, BSH: Rastet të rralla, prerjet e reja

“Është i njohur fakti që Banka e Shqipërisë ka përmirësuar sigurinë e kartëmonedhave me risi për të gjitha prerjet. Janë futur elemente që janë të vështira për t’u falsifikuar. Për prerjet 200-she apo 10.000-she nuk kemi asnjë rast falsifikimi”, tha Aranit Bajri, përgjegjës i Qendrës Kombëtare të Analizës në Bankën Qendrore.

Sa i përket shpërndarjes të kartëmonedhave të falsifikuara sipas prerjeve, peshën kryesore e mbajnë prerjet 1000 lekë dhe 2000 lekë, të ndjekura nga prerja 5000 lekë. Monedha metalike me prerje 50 lekë vijon të jetë e vetmja monedhë e falsifikuar, por në sasi të ulët dhe të papërfillshme.

“Në një kartëmonedhe ka tre nivele sigurie: niveli i parë i sigurisë për publikun është shiriti prej filigrani, ku tregohet portreti, vlera e kartëmonedhës. Një element tjetër është filli i sigurisë që ndryshon ngjyrën në bazë të këndit të shikimit. Në këndin djathtas është edhe libri me penë, i cili ndryshon ngjyrën gjatë animit. Përveç kësaj, edhe natyra e vetë letrës është e një përbërjeje 100 për qind pambuku, e përforcuar me printime të ngritura që ndihen edhe me dorë nga personat me aftësi të kufizuar shikimi”, theksoi Aranit Bajri.

Numri më i madh i kartëmonedhave false vitin e shkuar i takon serisë së vjetër me 133 copë, të cilat zinin 85 për qind të totalit, në dallim nga seria e re, e cila ka një cilësi të lartë dhe elemente të forta sigurie. /e.t

Të fundit

Abuzimet me tenderat e rrugëve, kreu i ARRSH paraqitet në SPAK

Kreu i ARRSH, Gentian Gjyli është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Gjyli është paraqitur edhe më herët ku eshte pyetur...

Pasi finalizoi divorcin nga Ben Affleck, J Lo blen rezidencën 18 milionë dollarë

Pasi finalizoi divorcin e saj me aktorin Ben Affleck, Jennifer Lopez thuhet se bleu një shtëpi të re prej 18 milionë dollarësh. Burimet raportuan se...

Gara për 11 Majin, Rama: Luli është fenomen, Berisha në hall

Edi Rama, kryetari i Partisë Socialiste dhe kryeministri i vendit, në një intervistë për Top Channel, me gazetarin Muhamed Veliu foli për dy kundërshtarët...

Sa ka ndikuar arrestimi i Veliajt në fushatën elektorale në Tiranë? Ja si përgjigjet Rama

Edi Rama, në prag të çeljes së fushatës së PS për zgjedhjet e 11 majit, ka dhënë një interviste ekskluzive për Top Channel, i...

Polonia përpara stuhisë: Tension në Varshavë

Nga Monada Myshketa – Strasburg Delegacioni i Këshillit të Europës nis misionin parazgjedhor mes pasigurive politike dhe klimës së polarizuar në prag të zgjedhjeve presidenciale...

Lajme të tjera

Web TV