Në Britani me ‘vizë’ elektronike/ Hyn në fuqi rregullorja e re e kalimit të kufirit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga kjo e mërkurë evropianët që hyjnë në Britani do të duhet të pajisen me një autorizim elektronik nga Ministria e Brendshme Britanike. Një masë kjo që synon forcimin e sigurisë së kufijve britanikë në kuadër edhe të kufizimeve që janë vendosur pas BREXIT. Qytetarët që do të duan të udhëtojnë drejt Britanisë do të plotësojnë formularin të paktën 3 ditë para ditës së udhëtimit. Ata do të japin informacion për identitetin e tyre dhe do t’i përgjigjen një sërë pyetjesh, të cilat ndër të tjera do të kenë të bëjnë me çështjet e sigurisë

Kostoja e lëshimit të këtij dokumenti – të cilin udhëtarët duhet ta tregojnë në aeroporte ose stacione treni është 10 paund 12 euro, por nga 9 prilli do të rritet në 16 paund ose rreth 19 euro. Autorizimi është i vlefshëm për dy vjet dhe i lejon mbajtësit të të qëndrojë në Britani për një periudhë prej gjashtë muajsh. Siç shpjegoi Phil Douglas, drejtor i përgjithshëm i Policisë Kufitare Britanike edhe udhëtarët që kalojnë tranzit përmes Britanisë do t’u kërkohet të pajisen këtë leje, me përjashtim të atyre që kalojnë nëpër aeroporte të caktuara, si Heathrow dhe Manchester.

Nëse nuk jeni shtetas i një vendi që kërkon vizë, shtetas britanik ose irlandez, ne duam të kontrollojmë të dhënat tuaja përpara se të niseni për të konfirmuar nëse mund të udhëtoni në Britaninë e madhe. Do të ketë një periudhë tranzicioni, gjatë së cilës autoritetet do të tregojnë njëfarë tolerance, që do të zgjasë deri në shtator ose tetor. Por pas kësaj, askush nuk do të mund të hipë në avion apo tren për të ardhur në Britani. Me përjashtim të Irlandës, të gjithë shtetasit e vendeve të BE-së, do të duhet të pajisen një autorizim elektronik udhëtimi Edhe Bashkimi Evropian planifikon të miratojë një sistem të ngjashëm në vitin 2026./e.t

Të fundit

Largimet masive nga partia, Ilir Meta nxjerr fëmijët në fushatë

Ilir Meta edhe pse në burg, kërkon të bëhet deputet në Tiranë. Për këtë arsye, ai ka nxjerrë fëmijët në...

Kushtetuesja shfuqizon vendimin për sekuestrimin e disa pasurive të Arben Ahmetajt

Gjykata Kushtetuese prish vendimin për sekuestrimin e disa pasurive te ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj. Kushtetuesja ka shfuqizuar vendimin për sekuestrimin e një apartamenti në rrugën "Kreshnik...

PD çel fushatën me këngën e Rocky Balboas, Berisha entuziast krah amerikanit LaCivita

Partia Demokratike ka çelur zyrtarisht fushatën elektorale në një miting të organizuar në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. Kreu i kësaj force politike dhe pretendenti...

Jorida Tabaku:Gabimet me pronat dhe të përndjekurit do i zgjidhim brenda mandatit të parë

Partia Demokratike çel sot (11 prill) fushatën e saj elektorale për zgjedhjet e 11 majit, me shpresën se grupimi më i madh opozitar do dalë fitues...

Vendoset paqja në Japoni, Yakuza shpall fundin e luftës së brendshme

Organizata më e madhe kriminale në Japoni, Yamaguchi-gumi, ka shpallur zyrtarisht fundin e konfliktit të gjatë me një fraksion rival, duke premtuar se nuk...

Lajme të tjera

Web TV