Shpërthimi me tritol në Tiranë:Pronari i banesës kishte pak kohë që ishte kthyer nga SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një sasi tritoli ka shpërthyer në banesën e Tonin Qafës në zonën e Bregut të Lumit në Tiranë. Shpërthimi ka ndodhur mesnatën e sotme (2 prill), rreth orës 00:35.

Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale. Konkretisht është dëmtuar dera e oborrit të banesës, xhamat e banesës si dhe një automjet i parkuar aty pranë.

Sipas raportimeve në vitin 2009 Tonin Qafës i është vrarë i vëllai. Nga ky moment familja Qafa me origjinë nga Fushë Arrëzi u shpërngul në Amerikë.

Tonin Qafa mësohet se ka jetuar për shumë vite në Amerikë, por kishte rreth 3 muaj që ishte kthyer në Shqipëri.

Pistë e policisë mbetet dhe verifikimi i aktivitetit të nipave dhe fëmijëve të Tonin Qafës në Spanjë, pasi dyshohet se janë të përfshirë në trafikun e drogës.

Ndërkohë vijon puna për indentifikimin dhe kapjen e autorit./k.k

Të fundit

SHBA ndërton ‘bishën’ Frankenjet, avioni luftarak ngrihet nga rrënojat e F-35 dhe AF-27

Forcat Ajrore Amerikane kanë blerë një lloj të ri avioni luftarak, unik në botë. Ai është i ashtuquajturi "Frankenjet",...

Zbulimi shokues në pikën më të thellë të detit Jon

Një ekspeditë shkencore në pikën më të thellë të Mesdheut në Detin Jon ka zbuluar një realitet shqetësues: mbetjet njerëzore kanë depërtuar deri në...

Thirrja e Trump/ Ndaloni ndërrimin e orës, është shumë e kushtueshme!

Donald Trump ka risjellë propozimin e tij për të bërë të përhershme kohën e kursimit të ditës, duke sugjeruar që të shtohet një orë...

Skandal në Itali/ 12 futbollistë të Serisë A, pjesë e skemës së basteve të paligjshme

Futbollin italian është përfshirë në një skandal të madh pas një hetimi të thelluar të Prokurorisë së Milanos, që ka zbuluar një rrjet të...

Dyfishohen të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara, 50 mln lekë për 3 muaj

Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka raportuar një rritje të ndjeshme të të ardhurave për 3-mujorin e parë të vitit...

Lajme të tjera

Web TV