Të pajisur me mjete dhe gati për të kryer vjedhje, arrestohen 3 “skifterët” shqiptarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia belge mundi të arrestonte tre hajdutë në lagjen Nekkerspoel të Mechelen. Një banor lokal ka vënë re disa persona të dyshimtë dhe me ndihmën e një droni janë arrestuar tre shqiptarë. Burrat posedonin pajisje për vjedhje dhe ndodheshin në mënyrë të paligjshme në Belgjikë.

Ka qenë një banor i Zierikzeestraat, i cili ka vënë re disa persona të dyshimtë mbrëmjen e së mërkurës. Sipas burrit, të huajt i kushtuan një vëmendje të madhe makinave dhe shtëpive në rrugë. Më pas ai ka lajmëruar policinë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Policia ndërhyri në Kleine Nieuëedijkstraat dhe treshja u arrestua. Shqiptarët janë të moshave 19, 31 dhe 50 vjeç. “Ata duket se kishin në posedim pajisje për vjedhje si kaçavidë, doreza dhe elektrik dore,” thotë Van de Sande. Ata gjithashtu dhanë një histori jokoherente për praninë e tyre në rajon dhe po ashtu qëndronin ilegalisht.

Personat e përfshirë janë transferuar në komisariat për hetime të mëtejshme dhe janë vënë në dispozicion të prokurorisë publike dhe Zyrës së Emigracionit./E.T

Të fundit

Gjermania mesazh politikanëve shqiptarë: Njoftoni 10 ditë para për takimet me emigrantët

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve lidhur me një note verbale të...

Forcat Speciale arrestojnë bashkëshortin e ish-ministres socialiste, PSD kërkon lirim

Dardan Molliqaj, politikan i njohur në Kosovë dhe bashkëshorti i ish-ministres së Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, është arrestuar nga Njësia e Reagimit të...

Dafina Zeqiri i bleu “Lamborghini” djalit pa lindur ende, komentuesit e “kryqëzojnë”

Dafina Zeqiri, këngëtarja e njohur shqiptare shumë shpejt do të bëhet mami i një djali. Ndërsa pritjes së ëmbël po i vjen fundi, ajo...

Përplasi me makinë punonjësin e Ministrisë teksa kalonte rrugën, arrestohet shoferi

Është arrestuar 62-vjeçari i cili një ditë më parë përplasi para Ministrisë së Jashtme një prej punonjësve të ministrisë, teksa ky i fundit ishte...

Putin takon emirin e Katarit, kritikon mbështetjen turke për opozitën siriane

Gjatë një takimi në Moskë me emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, presidenti rus Vladimir Putin bëri një deklaratë të fortë me...

Lajme të tjera

Web TV