Arsyet pse administrata vijon të jetë e lakmuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Puna në administratë vijon të jetë e lakmuar nga një pjesë e konsiderueshme individësh dhe numri mesatar i aplikimeve për një vend pune shënoi rritje në vitin 2024.

Të dhënat e Departamentit të Administratës Publike tregojnë se mesatarisht në vitin që lamë pas ishin 17.55 aplikime për një vend pune, duke shënuar rritje në raport me mesataren e vitit paraardhës 2023 kur ishin 13.5.

“Të dhënat për vitin 2024 tregojnë se ka pasur mesatarisht rreth 17.55 aplikime për pozicion, bazuar në 26502 aplikime në total, për 1510 pozicione të shpallura” thuhet në raportin vjetor të DAP.

I njëjti ndalet edhe në faktin se pse ky tregues është i rëndësishëm duke nënvizuar se një numër i lartë aplikantësh për pozicion tregon deri diku pëlqyeshmërinë e shërbimit civil dhe besimin e aplikantëve në procedura konkurrimi të drejta dhe të bazuara në meritë.

“Nga ana tjetër, mund të jetë edhe një tregues i kritereve minimale të pranimit apo kritereve shumë të përgjithshme për disa raste. Një tjetër arsye mund të jetë edhe aplikimi i kandidatëve, pa i kushtuar rëndësi kritereve, duke bërë disa aplikime njëkohësisht.

Ka disa arsye që mund të çojnë në një vlerë të konsiderueshme të këtij treguesi ndaj dhe analiza e të dhënave, kombinuar me tregues të tjerë, do të ishte me vlerë. Psh: kombinuar me përqindjen e aplikantëve të paraseleksionuar, pra ata që plotësojnë kriteret e shpallura, ky tregues mund të ndihmojë administratën të kuptojë sesi politika apo nisma të caktuara mund të ndikojnë tek vlerat e këtij indikatori” thuhet në raport.

Administrata i është nënshtruar vit pas viti një seri politikash për rritjen e pagave ku një ndër më kryesoret dhe që përfshiu një pjesë të mirë të saj zuri vend vitin e shkuar nën premtimin e pagës mesatare 900 euro.

Lexo edhe :  Pse po luhatet euro? Faktorët dhe ndikimi në ekonomi

Duke u ndalur në një analizë më të detajuar sipas llojit të procedurës raporti vlerëson se numri mesatar i aplikikantëve për procedurën e pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive ishte 20.3.

Për procedurën e lëvizjes paralele 1.3. Procedura e ngritjes në detyrë rezulton mestarisht me 3 aplikantë kurse procedura e pranimit nga jashtë shërbimit civil në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese me mesatarisht 31.5 aplikantë.

“Nga 26502 aplikime në total, janë kualifikuar për vijimin e procedurave, pas plotësimit të kritereve për pozicionet e shpallura, 54% e tyre. Numri mesatar i aplikantëve të kualifikuar për pozicion pune ka qenë 9.4. Gjithashtu, rezulton se numri mesatar e aplikimeve për një aplikant gjatë vitit 2024 ka qenë 5.76” vlerëson DAP./ Monitor/   S,M

Të fundit

Rama batuta me të rejat e Tiranës: Nëse i dashuri juaj voton “Bufin”, mos ia varni

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në bashkëbisedimin me të rinjtë dhe të rejat në Tiranë, bëri dhe...

Zegjine Çaushi me mesazh pikant për Bardhin: Hajde tek motra, të fusim ndonjë gjë në gojë

Zegjine Çaushi, kandidatja e Partisë Socialiste, ka zgjedhur një mënyrë krejt të veçantë për të thumbuar Gazmend Bardhin, përmes një videoje plot humor, sarkazëm...

Gabim pas gabimi/ Berisha harxhon një tjetër datë, e shpall 12 majin ditë zgjedhjesh

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot një takim elektoral me banorët e Njësisë nr. 15 në Tiranë, zona e Vaqarrit, Pezës dhe...

“Më tha ‘më vjen keq’/ Loredana flet për Jozin: Nuk ishte mirë

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Loredana Brati ka folur për herë të parë rreth situatës së ndërlikuar me Jozin dhe ndjenjave...

LaCivita mbyll kapitullin: Nga strateg në spektator

Kryemagjistari nuk bën më magji. Berisha nxori arkitektin e fushatës së tij, LaCivitën një bashkëbisedim me të rinj demokratë. Por entuziazmit dhe pritshmërisë së...

Lajme të tjera

Web TV