Bota bën gati planin e hakmarrjes ndaj Trump, BE paralajmëron pasoja të rënda

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të menjëhershme kanë qenë reagimet e shumë vendeve të prekura nga tarifat tregtare të njoftuara nga presidenti amerikan, Donald Trump. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e konsideroi masën një goditje të rëndë dhe paralajmëroi kundër tarifa. Në të njëjtën linjë edhe liderë të vendeve të tjera të prekura.

“Presidenti Trump njoftoi tarifa universale për mbarë botën, përfshirë Bashkimin Europian, në një goditje të madhe për ekonominë globale. Më vjen shumë keq për këtë zgjedhje. Le të jemi të qartë për pasojat e mëdha. Ekonomia globale do të vuajë masivisht. Tarifat do të dëmtojnë gjithashtu konsumatorët në mbarë botën. Efektet do të ndihen menjëherë. Miliona qytetarë do të përballen me fatura më të larta ushqimore. Mjekimi do të kushtojë më shumë, po ashtu edhe transporti. Inflacioni do të rritet. Dhe kjo po dëmton veçanërisht qytetarët më të cenueshëm. Të gjitha bizneset, të mëdha dhe të vogla, do të vuajnë që nga dita e parë, nga pasiguria e madhe deri te ndërprerja e zinxhirëve të furnizimit. Ne kemi qenë gjithmonë të gatshëm të negociojmë me Shtetet e Bashkuara për të hequr barrierat e mbetura për tregtinë transatlantike. Në të njëjtën kohë, ne jemi të përgatitur të përgjigjemi. Tashmë jemi duke finalizuar paketën e parë të kundërmasave në përgjigje të tarifave ndaj çelikut dhe tani po përgatitemi për kundërmasa të mëtejshme për të mbrojtur interesat tona dhe bizneset tona”, tha Ursula von der Leyen, Presidente e KE.

“Mbrëmjen e kaluar, presidenti i Shteteve të Bashkuara, veproi për vendin e tij. Atë mandat ka. Sot, unë do të veproj në interest ë Britanisë. E kuptoj se sa e rëndësishme është kjo për biznesin tuaj dhe për britanikët. Prandaj, ne do të ecim përpara me fazën tjetër të planit tonë. Vendimet që ne marrim në ditët në vijim, do të udhëhiqen vetëm nga interesi jonë kombëtar, ai ekonomik, interesi i bizneseve dhe i vendosjes së parave në xhepat e punëtorëve. Asgjë tjetër nuk do të më udhëheqë. Ky është fokusi im. Sigurisht, do të ketë një impakt ekonomik nga vendimet që SHBA ka marrë, si këtu ashtu edhe në ekonominë botërore. Por dua të jem shumë i qartë, ne jemi të përgatitur. Askush nuk do të fitojë në një luftë tregtare. Kjo nuk është në interesin tonë kombëtar. Ne kemi një marrëdhënie të drejtë dhe të balancuar me Amerikën”, u shpreh Keir Starmer, Kryeministër i Britanisë së Madhe.

Lexo edhe :  Jennifer Lopez shtanget në Stamboll, dyqani luksoz i refuzon hyrjen

“Vendi unë ka qenë investitori më i madh në Shtetet e Bashkuara që prej 2019-ës. Kompanitë japoneze kanë luajtur dhe do të vazhdojnë të luajnë një rol të madh në ekonominë amerikane. Ne i kemi kërkuar qeverisë së SHBA që të rishikojë tarifat e njëanshme në nivele të ndryshme dhe jemi shumë të zhgënjyer që kjo masë është vendosur pavarësisht të gjithave”, tha Shigeru Ishiba, kryeministër i Japonisë./E.T

Të fundit

Takimi Putin-Trump, blofi i ri i Kremlinit për të vazhduar avancimin në luftë?

Me entuziazmin e tij të zakonshëm, kreu i Fondit Rus për Investime të Drejtpërdrejta dhe njëkohësisht përfaqësues i posaçëm...

Zjarret në Jug, rëndësia e sigurimeve dhe SIGAL si aleati i rikthimit në normalitet

Pavarësisht paralajmërimeve të Emergjencave Civile, Jugu i vendit nuk u shpëtoi dot flakëve. Pyje, kultura bujqësore, blegtori, dhjetra banesa, struktura agroturizmi dhe dy objekte kulti...

“Porta e Ferrit” do të shuhet: Nga katastrofë mjedisore në atraksion

Në zemër të shkretëtirës së Karakumit në Turkmenistan, flakë të dobëta përshkojnë muret e një krateri gjigant prej 70 metrash diametër dhe 20 metra...

Cilat vende kanë pagat minimale më të larta dhe më të ulëta në Evropë?

Miliona punëtorë në të gjithë BE-në vazhdojnë të fitojnë pagë minimale. Pragjet kanë për qëllim të sigurojnë një standard bazë jetese për punëtorët, megjithëse...

Dustin Hoffman, mjeshtri i ndjeshmërisë së thellë në ekran

Nga Leonard Veizi Në panteonin e artit të kinemasë, ka aktorë që thjesht luajnë një rol, dhe ka artistë që e transformojnë atë, duke e...

Lajme të tjera

Web TV