“Hapja e negociatave, premtim i mbajtur nga PS”/ Xhafaj: Jemi në dyert e BE-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Etien Xhafaj, deputeti i PS dhe njëherësh kandidati për qarkun e Tiranës në listë të hapur i ftuar në nj♪ë emision, s u ndal tek integrimi i Shqipërisë në BE.

Ai theksoi se Partia Socialiste e ka mbajtur premtimin e saj që bëri në mandatin e tretë, negociatat për integrimin në BE janë hapur. Deputeti i PS theksoi gjithashtu se 2 grupkapitujt e tjerë do të hapen në Qershor.

“Mendoj se është një premtimeve që PS ka mbajtur. Hapja e negociatave ka qenë një premtim i mandatit të 3 të PS. Janë hapur negociatat për 2 dy grup kapituj do të hapen edhe për 2 grup kapitujt e tjerë në Qershor. Ne do të kemi 36 kapituj që do i kemi duke i këshilluar me BE-në, i cili na ka dhënë një afat goxha optimist edhe nga ana e tyre.

Por, është gjithsesi i arritshëm, pra mbyllja e negociatave deri në vitin 2027 dhe pastaj të kalohet në procesin politike që është procesi i ratifikimit nga vendet, por që nga ana tjetër është dhe një proces që e kalon në një fazë të re Shqipërisë, sepse jemi praktikisht në dyert e BE-së.

Kjo do të thotë që kemi arritur që në 12 nga vagoni i fundit për anëtarësimin në BE, sot jemi në vagonin e parë. Janë 10 vende që duan të integrohen në BE, por 2 të parët janë Mali i Zi dhe Shqipëria. Ne kemi pasur hape më të shpejta të reformave strukturore dhe reformës në drejtësi.

Të mos harrojmë se nëse më parë nuk ka pasur hetime të nivelit të lartë, nuk ka qenë për faktin se nuk kishte korrupsion, por për faktin se nuk kishte drejtësi dhe drejtësi ishte paragjykuese ndaj atyre që ishin në nevojë dhe parazgjedhëse të atyre që kishin pushtet”, tha Etien Xhafaj./    S.M

Të fundit

Basha takime në Divjakë dhe Sauk: 100 mln euro subvecione në vit për fermerët

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka zhvilluar ditën e sotme takime me fermerë në Divjakë dhe me qytetarë...

Zgjedhjet në Kosovë/ Demokraci në provë

Nga Monada Myshketa – Strasburg Zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë nuk ishin thjesht një moment kalendarik. Ishin si një pasqyrë e vënë përballë një...

Disa vota që fare kot mund të shkojnë dëm

Eduard Zaloshnja  Shumica dërrmuese e votuesve të 11 majit do të shënnojnë shenjën e tyre për subjektin elektoral që preferojnë në krye të një prej...

“Mjafton të mos vidhet dhe…”/ Dash Shehi zbulon planin për rritjen e pagave

Kreu i LZHK dhe njëkohësisht drejtuesi i koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’, deputeti Dashamir Shehi, është shprehur se është fare e thjeshtë rritja me 25%...

FOTO/ Parku Olimpik mbushet me fletët e votimit të diasporës, gati për t’u futur në zarfe

Kuti kartoni të mbushura plot me fletë votimi, shihen në pamjet e mëposhtme, të cilat janë siguruar nga LSA, brenda ambienteve të Parkut Olimpik...

Lajme të tjera

Web TV