Puna në shtet/ 17.6 aplikantë për një vend pune! Ja pse preferohet puna në administratë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Puna në administratë vijon të jetë e lakmuar nga një pjesë e konsiderueshme individësh dhe numri mesatar i aplikimeve për një vend pune shënoi rritje në vitin 2024.

Të dhënat e Departamentit të Administratës Publike tregojnë se mesatarisht në vitin që lamë pas ishin 17.55 aplikime për një vend pune, duke shënuar rritje në raport me mesataren e vitit paraardhës 2023 kur ishin 13.5.

“Të dhënat për vitin 2024 tregojnë se ka pasur mesatarisht rreth 17.55 aplikime për pozicion, bazuar në 26502 aplikime në total, për 1510 pozicione të shpallura” thuhet në raportin vjetor të DAP.

I njëjti ndalet edhe në faktin se pse ky tregues është i rëndësishëm duke nënvizuar se një numër i lartë aplikantësh për pozicion tregon deri diku pëlqyeshmërinë e shërbimit civil dhe besimin e aplikantëve në procedura konkurrimi të drejta dhe të bazuara në meritë.

 

 

“Nga ana tjetër, mund të jetë edhe një tregues i kritereve minimale të pranimit apo kritereve shumë të përgjithshme për disa raste. Një tjetër arsye mund të jetë edhe aplikimi i kandidatëve, pa i kushtuar rëndësi kritereve, duke bërë disa aplikime njëkohësisht.

Ka disa arsye që mund të çojnë në një vlerë të konsiderueshme të këtij treguesi ndaj dhe analiza e të dhënave, kombinuar me tregues të tjerë, do të ishte me vlerë. Psh: kombinuar me përqindjen e aplikantëve të paraseleksionuar, pra ata që plotësojnë kriteret e shpallura, ky tregues mund të ndihmojë administratën të kuptojë sesi politika apo nisma të caktuara mund të ndikojnë tek vlerat e këtij indikatori” thuhet në raport.

Administrata i është nënshtruar vit pas viti një seri politikash për rritjen e pagave ku një ndër më kryesoret dhe që përfshiu një pjesë të mirë të saj zuri vend vitin e shkuar nën premtimin e pagës mesatare 900 euro.

Lexo edhe :  Çfarë ndodhi? Radhë automjetesh, bllokohet aksi Strugë-Qafthanë

Duke u ndalur në një analizë më të detajuar sipas llojit të procedurës raporti vlerëson se numri mesatar i aplikikantëve për procedurën e pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive ishte 20.3.

Për procedurën e lëvizjes paralele 1.3. Procedura e ngritjes në detyrë rezulton mestarisht me 3 aplikantë kurse procedura e pranimit nga jashtë shërbimit civil në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese me mesatarisht 31.5 aplikantë.

“Nga 26502 aplikime në total, janë kualifikuar për vijimin e procedurave, pas plotësimit të kritereve për pozicionet e shpallura, 54% e tyre. Numri mesatar i aplikantëve të kualifikuar për pozicion pune ka qenë 9.4. Gjithashtu, rezulton se numri mesatar e aplikimeve për një aplikant gjatë vitit 2024 ka qenë 5.76” vlerëson DAP./Monitor

Të fundit

Ndalesa e trenit me printim 3D mbërrin në Japoni

Një stacion treni i printuar brenda natës mund të merrte formë vetëm në Japoni , në vendin e Shinkansen dhe ndenjëset e trenit...

Kryeqyteti vishet bardheblu, Tirana shkatërron Partizanin në “Air Albania”

Tirana kthehet të fitojë derbin pas 10 ndeshjesh pa shijuar suksesin në sfidën e ethshme të kryeqytetit dhe e bën në momentin e duhur....

Çfarë po thur Vuçiç me rusët? Presidenti serb takon “njeriun e Putinit”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takua me ambasadorin e Rusisë, Aleksandër Boçan Kharçenko, menjëherë pasi emëroi kandidatin për kryeministër. Sipas njoftimi zyrtar, ata biseduan...

Parajsa tokësore e ndaluar për njerëzit/ Ky është ishulli i banuar vetëm nga gjarpërinjtë

A do të shkonit me pushime në një ishull tropikal të mrekullueshëm, të pabanuar, një parajsë e vërtetë tokësore, nëse do t'ju thoshin se...

Bëhet virale një video e Laertit, ku e kërc*non Gjestin: Do të vij në mes të Prishtinës..

Laert Vasili dhe Gjesti janë përfshirë në debate të ashpra këto ditë në shtëpinë e Big Brother. Ka qenë aktori që ka lidhur një moment...

Lajme të tjera

Web TV